Përdhosësi i Kuranit ka punuar për Mosadin.

Ministria e Inteligjencës se Iranit deklaroi se shtetasi irakian që dogji një kopje të Kuranit të Shenjtë jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez të Stokholmit eshte i lidhur me agjencinë izraelite të spiunazhit Mossad dhe eshte i përfshirë në aktivitete spiunazhi kundër grupeve të rezistencës qe luftojne per clirimin e Palestines.

Ministria tha në një deklaratë  se Salwan Momika ka lindur në Irak në 1986 dhe ishte punësuar nga Mossad në 2019.

Pasi u rekrutua nga agjencia izraelite e spiunazhit, irakiani “luajti një rol të madh në spiunimin e lëvizjes së rezistencës dhe avancimin e projektit të shpërbërjes së Irakut”, tha Ministria e Inteligjencës.

Si shpërblim për tradhtinë e tij ndaj Irakut dhe komunitetitt musliman, 37-vjeçarit iu dha leja e qëndrimit në Suedi me ndihmën e zionistëve.

Deklarata tha se Momika vazhdoi “punën e tij mercenare” gjatë qëndrimit të tij në Suedi dhe ka qen i përfshirë në misione të ndryshme.

“Një mision i tillë ishte që javët e fundit, pas planit të regjimit zionist për të shtypur rezistencën legjitime të popullit në zonat e pushtuara në 1967 dhe në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, ky agjent tradhtar zbatoi një projekt të errët dhe blasfemues.” thuhet në deklaratë, duke iu referuar djegies së librit të shenjtë mysliman.

Ministria e Inteligjencës e Iranit nënvizoi se përdhosja e Kuranit të Shenjtë nga Momika ishte pjesë e projektit izraelit për të larguar vëmendjen e publikut nga mizoritë e regjimit në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit dhe rezistencës palestineze në atë kohë.

“Shfaqja djallëzore e përdhosjes së librit të shenjtë mysliman u organizua dhe u ekzekutua pikërisht me qëllimin për të krijuar … propagandë mediatike dhe për të margjinalizuar lajmet për krimet e tmerrshme qe ushtria pushtuese zioniste izraliete po bente mbi popullatet civile ne Jenin.

“Kjo është praktikë e zakonshme në mesin e zionistëve, të cilët, së bashku me çdo projekt vrasjeje dhe shkatërrimi, zbatojnë një projekt tjetër kriminal për të larguar vëmendjen nga ai i mëparshmi.

Më 28 qershor, emigranti irakian shkeli Kuranin përpara se të ndezte disa faqe përpara xhamisë më të madhe të Stokholmit. Fyerja ndaj librit të shenjtë mysliman është bërë nën autorizimin dhe mbrojtjen e policisë suedeze.

Incidenti, që përkon me fillimin e Kurban Bajramit dhe përfundimin e pelegrinazhit vjetor në Mekë në Arabinë Saudite, tërhoqi zemërimin e muslimanëve nga e gjithë bota.

Suedia ka lejuar vazhdimisht djegien e Kuranit vitet e fundit. Në janar, një ekstremist i krahut të djathtë suedez-danez dogji një kopje të Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm./PressTV

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne