“Përfitoi miliona lekë nga Buxheti i Shtetit përmes kompanisë së tij private”/ Grupi i PD kërkon heqjen e mandatit të deputetit e PS-së, Vullnet Sina

Grupi i Partisë Demokratike kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sina, pasi ai dyshohet të ketë përfituar miliona lekë nga Buxheti i Shtetit përmes kompanisë së tij private.

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina. Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne