Përfshihet nga flakët kompleksi i pallateve tek “Komuna e Parisit”, ja çfarë dyshohet! Zjarr dhe shtëllunga të zeza tymi, pamjet nga vendngjarja

 

Flakët ranë në katin e katërt të ndërtesës në rrugën ‘Tish Daija’ rreth orës 11:05. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një paketë elektrike. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihen flakët që kanë përfshirë pallatin dhe shtëllungat e zeza të tymit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve .

Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne