Përmirësohet situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra në 24 orë, vetëm 3 aktive

Pas shumë javësh në betejë me zjarret që u aktivizuan në shumë zona në vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata është nën kontroll. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive.

Sipas autoriteteve vatrat aktive janë në Arrë, në Kukës, në Fushë Lugje, në Mirditë dhe në Buçaj të Shkodrës, por edhe ato janë izoluar dhe nuk përbëjnë rrezik përhapje dhe po punohet për shuarjen e tyre.

Gjatë muajit gusht dhe korrik u aktivizuan disa vatra zjarri në shumë zona të Shqipërisë, të cilat për shkak të temperaturave të larta morën përmasa të mëdha, gjë që vështirësoi shuarjen e tyre, por situata paraqitet më e qetë tani.

“Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë territore të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive.
Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, të Emergjencave Civile, që nga zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal. Përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, njofton ministria e Mbrojtjes. /Zeri

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne