Përse Erion Veliaj i ndryshon Emrin  rrugës `Donika Kastrioti` në `Ukraina e Lirë`?

Pirro Prifti

Sipas një informacioni të marrë në Instagram sot, Bashkia e Tiranës do të emërtojë të hënën, njërën nga rrugët e bllokut të ambasadave me emrin “Ukraina e Lirë” dhe pikërisht Rrugës Donika Kastrioti, aty ku janë Ambasada e Kosovës, Ambasada Rusë dhe Ambasada e Serbisë.

Idea i ka shkuar për të nderuar dhe përkrahur luftën që  bën populli  dhe ushtria ukrainase kundër pushtuesit rus duke e e përjetësuar tek vendosja e emrit të një rruge, dhe pikërisht aty ku gjëndet ambasada ruse, ambasada serbe dhe ambasada kosovare duke bërë një karshillëk ndaj dy shteteve që kanë ambasadat në atë rrugë që sot quhet Rruga `Donika Kastrioti`.

Dakort që t`i vendoset një rrugë në Tiranë emri `Ukraina e Lirë. Po përse duhet ti hiqet emri `Donika Kastrioti` rrugës që aktualisht e mban këtë emër?

Ky ndryshim emri për këtë rast të veçantë  të kujton përgjigjet flakë për flakë të `shokut Enver` ndaj përpjekjeve të imperializmit dhe të social-imperializmit të dikurshëm`. Kështu po vepron dhe Kryebashkiaku jonë i nderuar, i ndezur dhe i merakosur për ngjarjet në Ukrainë.

Dhe jemi plotësisht dakort që ti vendoset një rruge të Tiranës një emër i tillë `Ukraina e Lirë`.

Por si çdo problem edhe kjo vendosje emrash ka disa anë të ` medaljes`:

Së pari Ukrainë që kur u krijua shteti i Kosovës e deri më sot nuk e ka njohur Republikën e Kosovës madje është shprehur aspak në mënyrë miqësore për këtë eveniment kur u shpall Republika e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Së dyti, Lufta në Ukrainë mund të marrë drejtime nga më të pa-besuarat, dhe për këtë ne duhet të presim që të vendoset një Paqe sa më parë në mënyrë që popull shumëkombësh ukrainas  të gjejë qetësi dhe të mos viktimizohet nga lufta me pushtuesit rusë.

Së treti, emri Donika Kastrioti që Erion Veliaj po e ndryshon nuk është një emër dosido, por është një emër me vlera historike për popullin shqiptar sepse nëpërmjet këtij emri në kujtojmë familjet e mëdha të Arbërisë dhe të Epirit të cilat luftuan kundër pushuesit Osman.

Emri i Donika Kastriotit është një emër që kujton Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse ka qënë gruaja e Heroit tonë kombëtar dhese nëpërmjet kësaj martese Heroi ynë kombëtar do të merrte privilegjin e gjakut blu për bijtë e tij si dhe më kryesorja, nëpërmjet kësaj martese u sanksionua bashkimi i princërve shqiptarë në luftë kundër Perandorisë më të fuqishme të asaj kohe Osmane.

Tani Erion Veliaj, Kryebashkiaku jonë i nderuar i Tiranës, tenton të heqë një figurë të historisë së Shqipërisë që na kujton Epopenë legjendare të luftësë kundër pushtuesve osmanë, me një emër gjithashtu që na kujton luftën e ukrainasve për liri e pavarësi.

Pra një ndryshim emrash pa asnjë kuptim të mirëfilltë, madje duke larguar nga kujtesa popullroe dhe historike një emër shumë të njohur të historisë tonë, atë të gruas së Gjergj Kastriotit Skënderbut e cila lindi Gjon Kastriotin e Ri i cili luftoi edhe ai kundër osmanëve, pra ishte nëna e një luftëtari Hero.

Përse duhej hequr ky emër? Unë mendoj se Kryebashkiaku ynë i nderuar ka bërë një gaffë nga mosnjohja e historisë së Shqipërisë

Këto lëvizje të papritura të Krybashkiakut mendoj se nuk janë me seriozitetin e duhur.

Është e rëndësishme të kuptohet se përkrahja e gjithanëshme e shtetit shqiptar pro luftës për liri të popullit Ukrainas ëshrq fare e dukshme dhe e qartë si nga deklaratat e qeverisë shqiptare, ashtu dhe nga përpjekjet e shtetit shqiptar për të ndihmuar materialisht dhe moralisht këtë luftë kundër pushtuesve rusë.

Por kjo nuk do të thotë që të zbatojmë frazën e famshme popullore shqiptare kur kemi të bëjmë me një budallallëk: Hiqja Lenës e futja Prenës.

Kjo nuk shkon.

Mendoj se Kryebashkiaku ynë i nderuar Erion Veliaj duhet të mos e ndryshojë emrin e kësaj rruge por të vvendose një rrugë tjetër të re emrin `Ukraina e Lirë`, sepse efekti do të jetë njëlloj dhe jo si mendon Kryebashkiaku ynë  nderuar duke përplasur,  konfliktuar dhe mbivendosur emrin e rrugës ku janë përfaqësuesit e një shteti pushtues vetëm për të bërë karshillëk kalamajsh i cili nuk është në nderin e një Kryebashkiaku.

Shpresojmë që Këshilli Bashkiak të gjejë një zgjidhje tjetër më të menduar dhe pa përplasur politikisht nëpërmjet vendosjes së një emri të ri, një rruge që ka një emër të nderuar dhe dinjitoz për Tiranën dhe Shqipërinë – rruga Donika Kastrioti.

 

priftipirro2017@gmail.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne