Përzgjedhja e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë Socialiste, voton Rama

Kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë Socialiste, në kuadër të procesit të rienergjizimit të kësaj force politike. Pas hodhi votën e tij në kuti, kreu i Partisë Socialiste është larguar nga qenda e votimit në komunën e Dajtit.

Edi Rama ka pasur një bisedë të shkutër me deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia ndërsa nuk është pronocuar për mediat.

Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjen e 950 delegatëve të rinj të Kongresit, të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë. Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 16:00, ku anëtarët e PS do të votojnë për delegatët e rinj./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne