Pësuan dëmet më të mëdha, Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshme katin e 5 dhe të 8, ende asnjë përgjigje për fatin e pallatit 10-katësh në Tiranë

Kur kanë kaluar 12 ditë nga zjarri në pallatin 10-katësh në kryeqytet, ende banorët nuk kanë një përgjigje nga autoritetet përgjegjëse. News24 mëson së Instituti i Ndërtimit ka bërë inspektimet e dëmtimeve që ka marrë pallati si pasojë e zjarrit.

Burime bëjnë me dije se mund të ndërhyhet në katin e 5 dhe të 8 që janë dëmtuar më shumë, por ende nuk ka një vendim zyrtar nga autoritetet. Instituti i Ndërtimit ka kërkuar rikonstruksion në këto dy banesa, pasi paraqet rrezik për banorët, duke e cilësuar të pabanueshëm. Po ashtu ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat, me qëllim që të nisë puna për rregullimin e fasadës së jashtme të pallatit, por ende nuk ka ndërhyrë pasi nuk ka një vendim dhe në fillim nuk është lejuar nga policia.
Sa i përket hetimeve për ngjarjen burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ka dyshime që mund të ketë pasur lidhje jashtë rrjeti në një kat të pallatit, kjo për shkakun se pas shkëndijës elektrike nuk janë ulur lëshuesit e sigurisë. OSHEE edhe ISHTI kanë bërë disa herë inspektim por ende nuk ka një raport zyrtar. Banorët të shqetësuar për situatën kanë bërë disa kërkesa për informacion në disa institucione, por ende janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre./ BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne