Lina Boettcher 25-vjeçare, shtetase gjermane, u konvertua në muslimane në qytetin Bartın të Turqisë.
Boettcher, e cila erdhi për një vizitë në qytet, aplikoi në Zyrën e Myftinisë Provinciale për t’u konvertuar në Islam, për të cilën ajo ishte i interesuar si rezultat i studimeve të saj.
Në ceremoninë e konvertimit që u mbajt në Myftini, u lexua Kurani Famëlartë dhe zëvendësmyftiu Hulusi Güner i dha shtetases gjermane Boettcher informacione rreth parimeve themelore të fesë islame.
Boettcher më vonë u konvertua në Islam dhe mori emrin “Hava”.
Güner e uroi Boettcher dhe i dhuroi asaj një “çertifikatë konvertimi”, Kuranin e Shenjtë dhe libra të ndryshëm.
Boettcher nuk i mbante dot lotët teksa recitonte fjalët e dëshmisë (shehadetit)./AA