Kujtim Cekani
Marrë nga Media Indipendent
——
Për disa, Sabri Godo është përfytyruar si mendimtar i mençur e njeri i paqes.
Për të tjerë – për ata që nuk kanë harruar – ai mbetet një prokuror ushtarak me duar të lyera me gjak, një pjesë e pandashme e makinës komuniste që masakroi shqiptarët e ndershëm.
Mirditë, Gusht 1949 – pas vrasjes së deputetit komunist Bardhok Biba nga forcat e rezistencës antikomuniste të “Lidhjes Kombëtare të Maleve”, regjimi organizoi një fushatë terrori të egër kundër popullsisë së Mirditës.
Në këtë operacion barbar, morën pjesë:
Mehmet Shehu
Sabri Godo (prokuror ushtarak)
Hito Çako, Mhill Doçi
Oficerët rusë: Faloskini dhe Sakolovaski
Qafë-Valmir, 17 gusht 1949
– 10 burra të lidhur u pushkatuan mbi një gropë të hapur.
– 4 të tjerë u varën në pemë, në sy të njerëzve.
– Mbi 300 familje u internuan.
– Mbi 400 persona u burgosën.
– Mbi 100 persona u dënuan rëndë.
– 2 të vrarë u hodhën si ushqim për derrat, për të terrorizuar popullin.
Një dëshmi thotë:
“Kur të gjithë kishin rënë në gropë, njëri prej të plagosurve klithi:
‘Na vrisni, qenër, mos na lini të vuajmë!’
Sabri Godo bëri me shenjë. Mitralozi u afrua. Plumbat këputën trupat e lidhur. Copat e mishit fluturonin në ajër, gjaku rridhte si lumë.”
Kjo ishte drejtësia që përfaqësonte Sabri Godo – “plaku i urtë”.
⸻
Të pushkatuar në Qafë-Valmir:
1. Nikollë Bardhok Bajraktari
2. Llesh Gjon Melyshi
3. Nikoll Llesh Bajraktari
4. Ndrecë Mark Ndoj
5. Bardhok Dodë Gjini
6. Gjok Gjin Kaçi
7. Gjergj Beleshi
8. Ndoc Gjet Çupi
9. Preng Shkurt Nikolli
10. Frrok Mata
🪢 Të varur në litar:
1. Preng Ded Kola
2. Pjetër D. Vila
3. Dodë Mark Biba
4. Pjetër Paloka
⸻
🖋 Shkrimi është bazuar në dëshmitë e Leon Mollës dhe dokumentet arkivore të publikuara në gazetën Panorama, dhjetor 2003 – nga ditari i Zef Margjinajt, kryegjandari i Mbretit Zog.
🇦🇱 Mirdita, që i shpëtoi dy perandorive, u gjunjëzua nga shqiptarët komunistë.
⸻
👉 Mos i besoni hijes së bukur që i kanë ndërtuar Sabri Godos. Ai nuk ishte as i urtë, as i pafajshëm. Ai ishte një pjesë e kasaphanës së kuqe.
#SabriGodo #EVertetaHistorike #KrimetKomuniste #Mirdita #QafeValmir #LeonMolla #PressIndependent

















1 thought on “Po ju tregoj shkurt kush ishte “plaku i urtë” Godo.”
Sa mirë që nuk kemi haresën!