Lufti Bilalli
Mbetet krejtësisht e paqartë nëse Mbretëria Saudite ka hequr dorë përfundimisht nga përpjekja për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe nga plani për t’iu bashkuar Marrëveshjeve të diskutueshme të Abrahamit Arabia Saudite ka bërë gabime të shumta gjeopolitike gjatë dekadës së fundit, ndërsa Turqia ka ndërmarrë kryesisht hapa strategjikë. Skepticizmi drejtohet veçanërisht ndaj orientimit gjeopolitik afatgjatë të Riadit; deri më tani nuk ka pasur shenja të një ndryshimi të mirëfilltë strategjik brenda udhëheqjes saudite. Madje edhe gjatë fazave më intensive të luftës me përfaqësues (proxy war) të Iranit dhe përshkallëzimit të fundit në Gjirin Persik — kur Teherani sulmoi infrastrukturën saudite të naftës dhe transportin detar në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite — hapësira ajrore turke mbeti korridori i vetëm i qëndrueshëm dhe i sigurt në të gjithë rajonin.
Me marrëveshjen e Mekës, para syve të SHBA-ve po forcohet aksi Ankara-Riad-Islamabad, i cili nuk do të ketë më nevojë të presë lejen e dikujt tjetër për të mbrojtur interesat e veta ?
Kushdo që mendon se aleancat e mëdha ndërtohen me nënshkrime dhe shtrëngime duarsh, e ka gabim ! Në gjeopolitikë, vendimet më të rëndësishme rrallëherë gjenden në deklaratat për shtyp. Por kjo mund të arrihet vetem kur finalizon këto premisa :
▪️Kush do t’i kontrollojë korridoret detare dhe tokësore ?
▪️Kush do ta mbrojë resurset dhe transportin e energjisë ?
▪️Kush do ta ketë fuqi ushtarake? Dhe kush do të jetë në gjendje t’u thotë fuqive të mëdha nesër: këtu nuk vendosni më vetëm ju.
Prandaj, Marrëveshja e Mekës nuk është e rëndësishme vetëm për shkak të asaj që u nënshkrua, por për shkak të asaj që mund të rrjedhë prej saj dhe kjo përmes :
▪️Kapitalit dhe energjisë saudite.
▪️Ushtrisë dhe teknologjisë( industrisë së mbrojtjes turke)
▪️Potencialit bërthamor të Pakistanit.
🔴Një bosht gjeopolitik (Tri forca) !
Nga Deti i Zi dhe Mesdheu, përmes Detit të Kuq dhe Gjirit Persik , e deri te Deti Arabik dhe Oqeani Indian. Është një hartë korridoresh përmes të cilave kalojnë energjia, tregtia, ushtritë dhe projektet e së ardhmes që lidhin Azinë me Evropën
🔵Më sa duket këtu Turqia është çelësi ?
Ankaraja ka treguar prej vitesh se anëtarësimi në aleancën perëndimore nuk nënkupton heqjen dorë automatikisht nga rruga e saj.
▪️Ajo komunikon me Uashingtonin.
▪️Tregton me Kinën.
▪️Negocion me Moskën.
▪️Prodhom armë -Industri të fuqishëme armatimi
▪️Dhe vepron aty ku mendon se e diktojnë interesat e saj.
Marrëveshja u nënshkrua, por historia e vërtetë sapo ka filluar, mbi të po vizatohen linja të reja ?
















