Po sikur “sulmi kibernetik iranian” të ishte loja?

E pamundur që aty ku Izraeli është nga pas, të ekzistojë e “mira”.

“Po kjo ishte lojaaahahaaa”, është një ndër batutat e famshme të filmave shqiptarë, “Duel i heshtur”, ku kapter Ramiu shkrehet së qeshuri me vartësin e tij naiv që besonte vërtet se kapiteni kishte mbetur në mes të detit dhe duhej shpëtuar.

Dje, kryeministri Rama i mëshoi sërish faktit se shteti shqiptar ishte sulmuar kibernetikisht nga Irani, pas së cilës erdhi “pushtimi” izraelit sigurisë kibernetike shqiptare, edhe kjo potencuar fort nga Rama.

“Kur goditesh, e kupton edhe më mirë se kush qëndron krah teje dhe çfarë mund të ndërtohet së bashku. Regjimi iTeheranit deshi të na tregonte sa të dobët ishim. Në fakt, na detyroi të bëhemi fuqia që jemi sot në mbrojtjen e Shqipërisë Digjitale”,shkroi ai, pas një dehjeje të radhës me kinse një arritje të Shqipërisë në sigurinë kibernetike, që sipas një klasifikimi dilte e para në botë, një renditje ku në diskutim janë kriteret.

Por pse duhet të besojmë se ishin vërtet iranianët pas sulmit?! Kush na e vërteton dhe kush na e jep këtë garanci?!

E kundërta, fakti që menjëherë ia behën izraelitët për ta marrë dhe këtë sektor delikat të Shqipërisë ngjall jo thjesht dyshime por dhe të ysht bindjen se një lojë e ndyrë u luajt me kartën iraniane. Po të vërehet, paçka strehimit të opozitës iraniane në Shqipëri, Teherani kurrë nuk është marrë me shtetin shqiptar, qoftë dhe me deklarime. Pra, thënë ndryshe, as që ia ka ndjerë për Shqipërinë në ndonjë kuptim armiqësor. “Irani” nis e përdoret si kartë vetëm nën invazionin izraelit të Shqipërisë, ku Edi Rama nuk dallohet nëse është një shqiptar apo një izraelit në krye të qeverisjes. Argument tjetër është ajo që kur pas një zhvillimi shfaqet Izraeli, nuk ka kurrë mundësi të ekzistojë “e mira” si konotacion pozitiv, si në kuptimin e ngushtë e si të gjerë të fjalës. E kundërta, ekziston ankthi se diçka e keqe po ndodh. Në këtë lloj ankthi e ka futur Shqipërinë ai që e qeveris, Edi Rama. /tesheshi.com/          

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne