Editorial i Gazetës Impakt
-Paris, 8 shkurt 2025 – Mijëra iranianë ..
Tubimi nuk ishte pa ftesa dhe i lirë, kështu që pjesmarrësit pasi janë hetuar mirë nga ju, i keni subvencionuar udhëtimet e tyre duke iu paguar bileta etj për të marrë pjesë në atë tubim, ashtu sic keni bërë cdo herë duke paguar edhe studentë të varfër shqiptarë për të marrë pjesë në tubimet tuaja. Nëse thoni mijëra iranianë nuk citoni kombësitë e tjera që ju rekrutoni nëpërmjet profileve tuaja fallco nga rrjetet sociale e as agjentura që ju bashkpunoni për të bërë këtë lloj organizimi. Për më tepër ju nuk keni pasaportë, sepse në Shqipëri keni ardhur me lista dhe numra sikur të gjithë ata që mbahen në kampe përqendrimi, edhe ju nga Kampi Ashraf i Irakut ashtu keni hyrë, atëherë si udhëtoni ju në Paris me cfarë mjet identifikimi? Ju po akuzoheni që për të mbushur audiencën në këtë event keni përdorur fakirë emigrantë sirianë dhe jo iranianë.
-U mblodhën sot në Paris për të shënuar 46-vjetorin e revolucionit antimonarkik të vitit 1979 dhe për të bërë thirrje për rrëzimin e teokracisë sunduese të Iranit.
Ju jeni grup i themeluar pikërisht nga ajo monarki që u rrëzuan nga pushteti pikërisht nga protesta e revolucioni i popullit Iranian. Ai që ju e quani regjim teokratik, është vullneti i popullit Iranian i shprehur në zgjedhje elektorale që zhvillohen rregullisht në Iran dhe emrat e zgjedhur në krye të qeverisjes ndryshohen sipas vullneti të votës. Ju jeni grup që pikërisht kur u bë lufta Iran Irak u pozicionuat kundër shtetit tuaj duke luftuar në emër të popullit iraken nën urdhërat e Sadam Hysein, dhe ju jeni ata që vratë 17 000 iranianë, vëllezërit e motrat tuaja.
–Demonstruesit, duke mbajtur parulla me slogane të tilla si “Vdekje shtypësit, qoftë Shah apo Udhëheqësi Suprem” dhe “Rroftë Revolucioni Demokratik Popullor iranian”, hodhën poshtë sundimin monarkik dhe klerik, duke mbrojtur një alternativë demokratike.
Pra demostruesit e ftuar nga ju, e paguar nga ju, me parrulla të financuara po nga ju, me slogane që ju i urdhëroni dhe i miratoni, nuk mund të quhen demostrues por militantë, dhe kjo mënyrë demonstrate është vecse diktatoriale dhe aspak demokratike.
–Veprimtaria bëri gjithashtu homazhe për luftëtarët e rënë të lirisë, veçanërisht ata që vdiqën duke i rezistuar të dy regjimeve.
Luftëtarët e lirisë janë tradhëtarët e kombit të tyre që luftuan kundër bashkëkombësve të vet në emër të shteteve të tjera të paguar nga shtete të tjera. Ata luftëtarë kanë vdekur si tradhëtarë dhe si terroristë, këtë lloj emërtimi propagandesk që ju i jepni, i vetshpallur nga ju, është thjeshtë promovim i vlerave antikombëtare sesi një Iranian i sotëm mund të kuptojë historinë e vendit të tij nëse do të trushpëlahej nga ju sistematikisht. Rrjedhimisht kjo dëshmon për lavazhin e trurit që ju i bëni grupit tuaj për të nxitur tek ata dëshirën për luftë, megjithëse janë tashmë në moshën e tretë e të gjymtuar nga lufta në Irak, gjithsesi regjimi juaj aspak demokratik, në këtë rast jep një tjetër fakt sesi ju manipuloni historinë e një shteti si Irani.
Mjafton të shikosh paragrafin e parë të shkrimit të terroristëve të Manzës për të kuptuar propagandën, terrorin dhe dhunën psikologjike sistematike që i ushtrohet atij grupacioni radikal diktatorial.
-Maryam Rajavi , Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)..
Presidente e zgjedhur??? – nga kush është zgjedhur? Ka system elektoral grupi juaj? Kush voton dhe kur voton? A kandidojnë të tjerë? Sipas ligjit shqiptar të organizimit të organizatave jofitimprusëse , ju jeni një organizatë jo qeveritare dhe nuk ka një emërtim të tilë – president organizate- sepse kjo tregon që jeni në shkelje të ligjeve shqiptare ku ju strehoheni si refugjatë humanitarë. Ju keni përvetësuar një territor prej 32 ha dhe keni krijuar një enklavë brenda një shteti unitar si Shqipëria, duke paraqitur të gjithë formën e organizimit si një shtet apo si një regjim autokratik që keni marrë peng anëtarët tuaj kundër vullnetit të tyre për të qëndruar të anëtarësuar pranë këtij grupi.
-Ajo mbajti fjalimin e saj, duke theksuar luftën e vazhdueshme të popullit iranian kundër diktaturës. “Po, as Shah dhe as Sheik – rroftë revolucioni demokratik i popullit iranian!” deklaroi ajo, ndërsa turma shpërtheu në duartrokitje.
Pra kjo diktatorja e regjimit Rajavi, pengmarrësja e 4000 vetëve, vrasësja e bashkëkombësve të vet, po kundërshton edhe Shahun që ishte mbështetësi i këtij grupi kur u themelua, dhe shejhët fetarë në Iran, po kjo vetë cfarë është vallë? Apo një opurtoniste radikale ekstremiste në krye të një kulti sektar fetar të shpallur terrorist dhe që ka kryer e vazhdon të kryej akte terroriste në territorin shqiptar duke marrë peng mijëra anëtarë që duan të lënë atë grup psikopatik!
-Rajavi e përshkroi regjimin klerikal si në pikën e tij më të dobët, të rrethuar nga rezistenca e brendshme, presioni ndërkombëtar dhe trazirat në rritje shoqërore. “Ali Khamenei një herë tha: “Nëse nuk luftojmë në Siri, do të duhet të luftojmë në Teheran dhe Isfahan”. Epo, tani ata po humbasin Sirinë dhe Libanin dhe po i drejtohen ekzekutimeve masive në Iran për të mbajtur kontrollin.” Ajo ripohoi përkushtimin e NCRI për një republikë demokratike, barazi gjinore dhe ndarjen e fesë nga shteti, ndërsa u bëri thirrje fuqive botërore të mbështesin aspiratat e popullit iranian në vend që të angazhohen me regjimin e Teheranit.
Kjo është deklarata mashtruese më e madhe e kësaj psikopateje radikale oportunisto-fetare. Nëse Khamenei e ka thënë atë, është e vërtetë, sepse këtë luftë e ka shpallur SHBA dhe Izraeli duke filluar me sanksionet kundër Iranit. Por ju si grup që e quani vetem demokratë dhe opozitë, si mund të krahasoni vendin tuaj me Sirinë e cila vazhdon të jetë e sunduar nga agjentë amerikanë? Atëherë në këtë rast ka dy mundësi: ose ju jeni agjentë amerikanë njësoj si Jouliani dhe pretendoni të ndiqni të njëjtën skemë edhe në Iran, por harroni moshën dhe trajektoren e pushtetit të Joulianit që nuk është e njëjtë me tuajën dhe as nuk është radikal sektar ekstremist me ju. E vetmja ngjashmëri që keni ju me Joulianin është që keni qenë të dy të shpallur terroristë nga SHBA, e tashmë jeni shndërruar në aleatë, e kjo ju bën juve aspak të besueshëm për tu quajtur demokratikë apo opozitë, apo të kundërshtoni një lider iranian të zgjedhur nga miliona iranianë.

-Ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt mbajti një fjalim të fuqishëm, duke e shpallur vitin 2025 si vitin e transformimit për Iranin. “Ashtu si Siria u çlirua nga Bashar al-Assad, Irani do të jetë i lirë nga mullahët.” Ai paralajmëroi për ambiciet bërthamore të regjimit iranian dhe përpjekjet e tij për të manipuluar negociatat ndërkombëtare. “Regjimi i mullahëve përpiqet të marrë armë bërthamore për të kërcënuar Perëndimin dhe për t’i dhënë fund sanksioneve. Politika e zbutjes duhet të marrë fund.” Ai bëri thirrje për veprim vendimtar: “Së pari, t’i jepet fund politikës së zbutjes. Së dyti, riimpononi gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër mullahëve. Së treti, caktoni IRGC-në si organizatë terroriste. Së fundi, njihni Rezistencën iraniane si përfaqësuesit e vërtetë të popullit të Iranit.”
Kush është ky politikan tjetër i dështuar që bleu MEK në këtë event të rradhës: Ka qenë kritik ndaj autokracive dhe politikave të populizmit në Evropë. Ishte një nga negociatorët kryesorë të BE-së për Brexit, duke mbështetur një qëndrim të ashpër ndaj Mbretërisë së Bashkuar. U bë Kryeministër i Belgjikës nga viti 1999 deri në 2008, duke drejtuar një koalicion midis liberalëve, socialistëve dhe ekologjistëve.Gjatë mandatit të tij, ai u përqendrua në reforma ekonomike, modernizimin e administratës publike dhe përmirësimin e financave publike. Sic e shikoni asgjë në lidhje me të drejtat e njeriut apo politikat ndërkombëtare jashtë BE, por majtistë , ekspertë financash asgjë më shumë. Arsyeja e ftesës në këtë event nuk bëhet e ditur, por mund të kuptohet lehtë nga eksperiancat e tjera që MEK ka në eventet ku i paguan politikanët me statusin ISH, pra që dikur kanë qenë dikushi me një post publik të rëndësishëm, ashtu sic bënte me senatorë amerikanë në pension që disa prej tyre tashmë janë nën akuza për korrupsion në SHBA.
-Jean-François Legaret , ish-kryebashkiak i distriktit 1 të Parisit dhe president i Fondacionit për Studime të Lindjes së Mesme, theksoi se regjimi iranian nuk është aq i pathyeshëm sa pretendon. “Rënia e regjimit të Asadit ishte një pikë kthese. Ai dërgon një mesazh të qartë për popullin e Iranit se regjimi është i dobët si brenda vendit ashtu edhe në mbarë botën.” Ai kërkoi mbështetjen për si një udhërrëfyes drejt demokracisë.
Epo kot nuk është edhe ky një tjetër looser – apo dështak në politikë, se të quash Rajavin udhërrëfyese drejt demokracisë, kur ajo nuk praktikon asnjë lloj demokracie brenda grupit të saj, kur vetë Macron para disa vitesh kushtëzoi anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të prezencës së grupeve terroriste si ky grup në Shqipëri, ku vetë Franca ka patur cështje gjyqësore kundër këtij grupi për pastrim parash dhe trafikim të qënieve njerëzore, atëherë nuk e di se cilët gënjejnë se as vetë nuk i besojnë këto që thonë.
-Ish-senatorja kolumbiane Ingrid Betancourt theksoi luftën globale kundër tiranisë. “Ju që mblidheni për të mbështetur ata që luftojnë, na jepni shpresë se Irani do të jetë i lirë.” Ajo denoncoi abuzimet e regjimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht taktikat e tij të pengmarrjes. “Ne kemi shtetas francezë të marrë peng nga regjimi si pazare. Ne jemi këtu për njerëzit e dënuar me vdekje në Iran. Ne duhet të ndalojmë këta kriminelë që sundojnë Iranin.”
Ateherë kush është kjo kolumbiane : Ingrid Betancourt është një politikane dhe aktiviste kolumbiane me origjinë franceze, e njohur për qëndrimin e saj kundër korrupsionit dhe përvojën dramatike si peng i grupit rebel FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, pra mund ta krahasojmë fare mirë me grupin e MEK që ka marrë peng Somayah Mohamedi që në vitin 1996 dhe nuk ua jep prindërve të saj kanadezë që e kanë kërkuar në cdo shtet ku ky grup është vendosur përfshirë sëfundmi edhe Shqipërinë. A është në dijeni kjo politikane që grupi në të cilin është ftuar të ligjërojë mban peng mijëra vetë sikur ajo?
-Christine Arrighi , një deputete franceze, nënvizoi sigurinë historike të kolapsit të diktaturave. “Ata shemben nga brenda, nga presioni i botës, nga rezistenca e njerëzve si ju.” Ajo vlerësoi opozitën iraniane, duke thënë: “A do të ketë Irani demokracinë që meriton njerëzit? Kjo është ajo që ne jemi këtu për të siguruar.”
Poo kjo kush është : Christine Arrighi është një politikane franceze e angazhuar në çështjet ekologjike dhe sociale. Ajo lindi më 19 shtator 1959 në Lannemezan, Francë. Pas një karriere si administratore e financave publike, ajo u tërhoq nga shërbimi aktiv në shkurt 2022 për t’u përqendruar në politikë dhe aktivizëm. pra një majtiste që e vetmja pikë bashkimi me Rajavin është politika majtiste autokrate që Rajavi bën. Zonjë një pyetje për ju : entiteti që ju ka ftuar a aplikon demokraci në organizatën dhe shtetin e tyre në Shqipëri? Jo, këtë e vërtetojnë dëshmitë publike të anëtarëve të grupit që kanë mundur të arratisen nga ky grup ( rreth 500 vetë) e tregojnë për torturat c`njerëzore që përjetojnë aty. Informohuni më parë ku jeni ftuar, në një minishtet radikal terrorist të akuzuar nga qeveria shqiptare për hackerim të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, pastaj dilni e flisni e të pretendoni drejtësi demokratike në një shtet gjigand si Irani. Për më tepër aktivizmi juaj lidhet me drejtësi sociale të gjelbër dhe jo me të drejtat e njeriut , kjo ju bën ju jokompetente dhe normalisht do të duhej t`ju s`kualifikonte të flisni sikur keni njohuri me cështje të tilla.
-Jacques Boutault , nënkryetar i Bashkisë së Qendrës së Parisit dhe ish-kryetar i bashkisë së qarkut 2 të Parisit dënoi ekzekutimet e shfrenuara të regjimit iranian. “Regjimi iranian është përgjegjës për 74% të ekzekutimeve në vitin 2023. Në vitin 2024, ai ekzekutoi më shumë se 1000 njerëz. Kjo tendencë drejt ekzekutimit dhe vdekjes është alarmante.” Ai theksoi nevojën për veprim ndërkombëtar. “Ne, kryebashkiakët e Francës, mbështesim thirrjen e Maryam Rajavit për të shfuqizuar dënimin me vdekje, i cili përfshihet në planin e saj me dhjetë pika për të ardhmen e Iranit.”
Po, ama a kryen vrasje dhe zhdukje të kufomave Rajavi në Shqipëri sic bëri me një nga anëtarët e këtij grupi që cuditërisht u gjet i mbytur në një pellg uji të vogël në Shqipëri, apo një rast tjetër që e bënë të duket si infakt nga kontrolli i policisë shqiptare në territorin e pushtuar prej tyre në Manzë ku nuk ka asnjë ligj shqiptar apo tjetër që aplikohet brenda atij territori të rrethuar e mbrojtur nga roje të armatosura me të drejtën për të qëlluar cdokënd që largohet nga grupi apo tenton të hyjë pa lejen e tyre në këtë territor?
-Zinat Mirhashemi , një anëtar drejtues i NCRI dhe Organizatës Cherikhaye Fedaee (OIPFG), theksoi këmbënguljen e popullit iranian në luftën e tyre për liri. “Shtypja e regjimit të Shahut i pengonte njerëzit të merrnin frymë. Kjo është arsyeja pse njerëzit u ngritën dhe krijuan një revolucion për të përmbysur regjimin e Shahut.” Ajo ripohoi se populli i Iranit meriton të ëndërrojë dhe të arrijë lirinë. Kjo deklaratë është paksa kontradiktore se nëse populli Iranian është ngritur për të përmbysur regjimin e shahut, atëherë ky grup pra Meku është ngritur pikërisht nga Shahu në atë kohë.
Kak Baba Sheikh Hosseini , Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Khabat të Kurdistanit Iranian, shprehu solidaritetin me Rezistencën iraniane dhe theksoi se një Iran i lirë nuk do të ketë vend për diktaturë. “Diktatura e mullahëve rrëmbeu revolucionin e popullit iranian kundër regjimit të Shahut. Gjatë sundimit të saj, ajo kreu krimet më të këqija kundër popullit të Iranit.” Ai theksoi unitetin e rezistencës kurde me opozitën më të gjerë. “Populli i Kurdistanit ka luftuar kundër regjimit të Shahut dhe mullahëve. Ata do të mbeten në luftën për një republikë demokratike”.
Në një video-mesazh, koloneli Riad al-Asaad , themeluesi i Ushtrisë së Lirë Siriane, shprehu solidaritetin me popullin iranian dhe luftën e tij kundër tiranisë. “Marrëdhëniet tona me zonjën Maryam Rajavi dhe Rezistencën Iraniane u krijuan që në fillim të revolucionit sirian ,” tha ai. “Populli i Iranit, i cili dikur përmbysi diktaturën e Shahut, ka treguar me rezistencën e tij se mund të rrëzojë edhe diktaturën e Udhëheqësit Suprem”.
Kjo deklaratë implikon direkt dhe është dëshmi e aktivitetit terrorist të këtij grupi, pra MEK, pasi të thuash që marrëdhënia me Rajavin ka filluar në fillim të revolucionit sirian, atëherë kjo grua do të duhej të ishte në burg sot bashkë me ata 11 muslimanë të tjerë shqiptarë që u burgosën për luftën në Siri. Pra, ndërkohë që këta sirianë në pushtet sot, ishin të shpallur terroristë, kishin marrëdhënie me grupin e refugjatëve humanitarë të strehuar për humanizëm në Shqipëri, për cfarë vallë? Për koordinim aktesh terroriste? Pra në një vend si Shqipëria, ka një dëshmi live në mes të Francës që Mejrem Raxhavi ka bashkëpunaur e koordinuar akte terroriste me terroristët sirianë të asaj kohe, dhe nuk ka asnjë urdhër arresti për këtë rast njësoj si për të tjerët që kontribuan në luftën në Siri para clirimit?
– Mahnaz Salimian , Sekretari i Lartë i NCRI, deklaroi se e njëjta frymë e zjarrtë që përmbysi Shahun në 1979 do të rrëzonte regjimin klerikal. “Shtylla qendrore e këtij sistemi ka humbur levat strategjike të mbijetesës në rajon. Zyrtarët e regjimit po copëtojnë njëri-tjetrin për të qëndruar gjallë.”
Disa mbështetës të Rezistencës Iraniane, duke përfshirë Rebecca Malihi, Arash Marandi, Dr. Sina Dashti, Milica Javdan dhe Mona Forouzandeh , mbajtën fjalime duke i bërë jehonë thirrjes për revolucion. “Pas 46 vitesh luftë dhe sakrificë, ne kemi gjithçka që na nevojitet për të arritur fitoren”, tha Marandi. Dr. Dashti përforcoi nevojën për një qasje revolucionare. “Për ne, përmbysja e regjimit nuk është thjesht një transferim pushteti, por ka të bëjë me formimin e një shoqërie demokratike dhe të begatë.” Forouzandeh nderoi sakrificat e revolucionarëve të rinj dhe të Njësive të Rezistencës . “Irani nuk është vend për xhelatët! Brezi i ri i Iranit do të çrrënjosë si Shahun ashtu edhe mullahët përgjithmonë.”
Arvin Habibi , një mbështetës i PMOI në Francë, bëri homazhe për luftëtarët e vijës së parë të Rezistencës Iraniane. “Sot, në këtë errësirë, shkëlqen një dritë: Drita e Njësive të Rezistencës – heronj që përqafojnë pa frikë vdekjen për lirinë e Iranit.” Ai hodhi poshtë lëvizjet alternative që kërkonin të prishnin revolucionin, duke përfunduar me një deklaratë të fortë mbështetjeje. “Ne qëndrojmë në mbështetje të plotë të luftës së drejtë të PMOI.”
Këta emrat e fundit as nuk ia vlen ti polemizosh se nuk kanë asnjë lloj argumenti po thjeshtë mbushin rradhën e fjalimeve propagandistike për të mbështetur aktivitetin oportunist të një grupi pleqsh që dikur kanë bërë kërdinë me vrasje e akte terroriste e sot veprojnë në mënyrë të sofistikuar duke u shndërruar: nga terroristë, në aleatë të shtetëve kundër Iranit.
Ajo që spikat nëpër këto tubimet e MEK, është se gjithmonë ftojnë politikanë me statusin _ISH_ dmth nuk janë më askushi, janë ca dështakë në politikën e vendit të tyre që për disa mijëra dollarë mund të blihen lehtë të marrin pjesë në eventet tuaja propagandistike por që askush në vendin e tyre as nuk i dëgjon cfarë thonë më. Njëjtë është rasti me disa senatorë amerikanë të ftuar në eventet tuaja dhe që sot janë pas dyerve të gjykatave amerikane për korrupsion.
Si përfundim organet shqiptare duhet të arrestojnë terroristen Majram Raxhavi për bashkëpunim në luftën rebele të Sirisë para vitit 2024, që në fillimet e saj në vitin 2012 sipas dëshmisë të dhënë në tubimin e tyre të një koloneli sirian që tregon marrëdhënien me këtë grup, njësoj sic ka arrestuar e burgosur për 11 vjet shqiptarët muslimanë me prova aspak bindëse në krahasim me këtë dëshmi tronditëse. Pra në Manzë në territorin shqiptar ka një cerdhe radikalësh terroristë, që bëjnë thirrje për luftë ndaj një shteti si Irani, duke cënuar sigurinë kombëtare dhe vendosur Shqipërinë në target të sulmeve të mundshme .
Gjithashtu duhet hetuar burimi i të ardhurave që ky grup ka për të organizuar evente të tilla e paguar ish politikanë që u mbajnë ison atyre, si dhe për të mbajtur në këmbë një enklavë si Manza me 4000 banorë të papunë prej tashme 13 vitesh në Shqipëri. Këto financime me aktivitetin e tyre ushtarak janë financime për luftë e akte terroriste duke filluar nga bashkëpunimi me terroristët sirianë e deri tek hackerimi i sistemit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë.
Kulti Rajavi, kulti radikal antidemokratik që edhe për tu veshur ka uniformë e mungesë lirie, edhe për të kryer marrëdhënie seksuale nuk lejohet , edhe për të pasur familje e fëmijë nuk lejohet, i jep vetes të drejtë të mbajë peng e izolojë, pa asnjë mjet komunikimi social 4000 vetë brenda territorit europian shqiptar, dhe ta quaj vetem demokratike kur shkel të drejtat bazike të njeriut mu brenda grupit të saj! Dukeni thjeshtë si disa terroristë në prag të varrit, të pashpresë, që brockullisni propagandë të vjetër pesimiste për cdokënd që ju dëgjon!
















