Policia australiane: Zbërthimi i aplikacionit “Ghost”, përdorej nga një organizatë kriminale shqiptare

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni ndërkombëtar i koordinuar nga Europol për zbërthimin e aplikacionit të kriptuar “Ghost” që çoi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës për trafik droge, planifikim vrasjesh etj. Mediat australiane shkruajnë se “aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare”.

Konkretisht sipas mediave, një prej të arrestuarve nga Victoria, i dyshuar për trafikimin e cannabis me vlerë 1.2 mln dollarë, rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar. Ai u vu në pranga gjatë operacionit ndërkombëtar që coi në dhjetëra arrestime në disa vende të botës përfshirë dhe Australinë.

Detaje të reja janë bërë të ditura nga qindra arrestime të ndodhura për shkak të aplikacionit ‘Ghost-s’, ku midis tyre ka dal në pah dhe bashkëpunimi i australianëve me një organizatë kriminale shqiptare.

Një prej australianëve të arrestuar për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, dyshohet se ka trafikuar kanabis në vlerë prej 1.2 milionë dollarësh dhe komunikimi është zbuluar në platformën sekrete, informoi sot policia australiane.

36-vjeçari, u identifikua gjatë operacionit KRAKEN të udhëhequr nga Policia Australiane, si një trafikant i dyshuar që përdorte pajisjen e koduar të komunikimit kriminal (ECC) ‘Ghost’ në lidhje midis anëtarëve të një organizate kriminale shqiptare.

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit në Itali në kuadër të të njëjtit operacion të anëtarit të mafies italiane Giovanni Parlangeli. Leonardo Lando, oficer italian i ndërlidhjes së drogës në Europol, tha se individi ishte në kërkim që nga viti 2023 dhe pretendohej se kishte “një rol të madh” në Sacra Corona Unita.

“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi”, tha ai. “Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit” përmbylli Lando./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne