Policia kontrollon zyrat e organizatorëve të Lojërave Olimpike Parisi 2024

Policia në Francë është duke bastisur selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2024 që mbahen në Paris.

Zyrtarët kanë thënë se bastisjet janë pjesë dy hetimeve preliminare për korrupsion.

Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se policia është në kërkim, pas dyshimeve për keqpërdorim të parasë publike dhe favorizime lidhur me kontratat për ndërtim.

Një zëdhënës i komitetit organizativ Parisi 2024, i ka thënë BBC-së se organizata është duke “bashkëpunuar me hetuesit”.

Lojërat Olimpike Verore të radhës do të mbahen më 26 korrik deri më 11 gusht të vitit 2024, ndërsa lojërat paralimpike do të mbahen në shtator.

Bastisjet e së martës janë në kuadër të zhvillimeve që kanë prekur sportet në përgjithësi në Francë.

Në muajin maj, presidentja e Komitetit Olimpik Kombëtar të Francës, Brigitte Henriques, dha dorëheqjen nga pozita që e ka pasur.

Nuk është dhënë asnjë arsye për vendimin e saj, ndonëse ka pasur zëra për konflikte interesi brenda organizates.

Para kesaj, shefat e federatave të futbollit dhe regbis në Francë, kanë dhënë dorëheqjen, per skandalet qe i perfshiu.

/Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne