Ish-kandidati dhe politikani për president të Francës, Anasse Kazib tha se është ftuar në stacion të policisë për shkak të postimeve të tij në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës.
Kazib, në deklaratën e tij në rrjetin social, X deklaroi se më 6 prill mësoi se në kuadër të hetimit të hapur për shkak të “propagandës terroriste” ishte ftuar në stacion policor për shkak të posteve të tij në shenjë solidariteti me Palestinën në tetor 2023.
Ai tha se “presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pretendonte se dërgonte pak pako ushqimore në Gaza, nga ana tjetër nën emrin e luftës kundër terrorizmit u shpalli luftë atyre që reaguan ndaj gjenocidit në Gaza në vendin e tij”.
Kazib theksoi se një aktivist tjetër nga partia Revolution Permanente u thirr në stacionin e policisë në të njëjtën ditë për arsye të ngjashme. Kazib, i cili nuk dha informacione për datën se kur do të shkonte në komisariat, ishte kandidat i partisë Revolution Permanente në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 në Francë./AA