Presidentët Erdogan dhe Raisi diskutojnë konfliktin Izrael-Palestinë

Presidenti i Turqis, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

Kryesia e komunikimeve e Presidencës turke, në një postim nga llogaria në median sociale, njoftoi se në bisedë u diskutua procesi i konfliktit Izrael-Palestinë, tensioni në rritje në rajon dhe hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhje.

Presidenti Erdogan në bisedë ka shprehur se përfundimi sa më parë i konflikteve është i rëndësishëm për paqen e rajonit dhe botës, se Türkiye ka treguar përpjekje intensive për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë, se duhet të qëndrohet lag hapave që përshkallëzojnë tensionin dhe se hapat reciprok që do të ndërmerren në çështjen Izrael-Palestinë mund të sjellin një zgjidhje të përhershme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne