Presidenti Erdogan do të qëndrojë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-sëP

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nesër niset drejt SHBA-së për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas një deklarate të bërë nga kryesia e komunikimeve të presidencës, thuhet se presidenti Erdoğan do të vizitojë SHBA-në gjatë datave 16-20 shtator për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në New York.

Presidenti Erdoğan do të mbajë një fjalim drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 19 shtator në ditën e parë të diskutimeve të përgjithshme të cilat do të mbahen me temën “Rivendosja e besimit dhe rigjallërimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit drejt agjendës 2030 dhe objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit zhvillimit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë”.

Gjatë periudhës që do të jetë në New York, pritet që Erdoğan të zhvillojë takime dhe kontakte të shumta të nivelit të lartë, kryesisht me homologët e tij.

Me rastin e vizitës së tij, presidenti Erdoğan krahas takimeve me qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit turk me banim në SHBA, do të marrë pjesë edhe në aktivitetet e organizuara nga përfaqësues të biznesit, zyrtarë të organizatave Think-tank si dhe opinionistë nga segmente të ndryshme të shoqërisë amerikane./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne