Presidenti Erdogan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Presidenti Erdogan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur. Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza. Ky shtet i tërbuar, ky shtet terrori, herët a vonë do t’i vë syrin Anadollit me iluzionin e një toke të premtuar.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Hamasit, i cili lufton edhe për pavarësinë e territoreve të veta edhe mbron Anadollin. Vendosja jonë në shënjestër nga vrasësit sionistë nuk është diçka për t’u frikësuar apo për t’u shmangur, por një medalje nderi që do ta mbajmë me krenari në gjoks.

Disa njerëz me ndërgjegje të dobët janë shqetësuar për shkak se ne trajtuam të plagosurit që vijnë nga Palestina. Ky shtet ka fuqi për të shëruar plagët e të plagosurve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne