Presidenti i Brazilit dënon vrasjen e mbi 3.000 fëmijëve palestinezë

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka dënuar sulmet e kryera nga qeveria izraelite në Rripin e Gazës, të cilat kanë rezultuar në vrasjen e më shumë se 3.500 fëmijëve. Duke folur në Pallatin Planalto, presidenti brazilian tha se konflikti në Izrael është një shembull i dhunës në të cilën fëmijët përbëjnë shumicën e viktimave.

“Shoh që 3.000 fëmijë në Rripin e Gazës i janë nënshtruar një lufte që ata nuk e promovuan, që nuk e kërkuan, që nuk e pretenduan. A po vajtojnë njerëzit e papërgjegjshëm që bënë luftën për vdekjen e këtyre fëmijëve? A e ndiejnë peshën e kësaj?” pyeti ai. Në rrjetet sociale, ai veçoi Kombet e Bashkuara për paaftësinë e tyre për të ndaluar agresionin e Izraelit.

“Për herë të parë po shohim një luftë në të cilën shumica e të vdekurve janë fëmijë. Askush nuk merr përgjegjësi dhe nuk kemi arritur të marrim as një letër të OKB-së për armëpushim. Ndaloni! Për hir të Zotit, ndaloni!” shkroi Lula në X. Pas një sulmi të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ushtria izraelite ka kryer sulme të pamëshirshme ndaj palestinezëve, duke përfshirë sulmet e fundit ajrore në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës, që rezultoi me vdekjen e mijëra civilëve, duke përfshirë fëmijë.

Deri më tani, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeveria amerikane, aleati kryesor dhe sponsori ushtarak i Izraelit, kanë hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne