Presidenti turk dhe shefi i OKB-së diskutojnë sulmet izraelite në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, kanë diskutuar rolin e komunitetit ndërkombëtar në ndihmën për t’i dhënë fund sulmeve të Izraelit në Gaza.

Në një bisedë telefonike, njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, Erdogan dhe Guterres po ashtu shkëmbyen pikëpamje mbi adresimin e krizës humanitare dhe përpjekjet për një paqe të qëndrueshme.

Presidenti turk i tha shefit të OKB-së se Izraeli “në mënyrë të pamatur” vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjin e luftës dhe ligjin humanitar në pamje të plotë të komunitetit ndërkombëtar dhe se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për krimet e kryera para ligjit ndërkombëtar.

Erdogan gjithashtu i përcolli ngushëllime shefit të OKB-së për vrasjen e mbi 100 punonjësve të OKB-së në sulmet e Izraelit në Gaza.

Ai theksoi se vizita e fundit nga Guterres në portën kufitar Rafah nga Egjipti në Gaza ishte e dobishme për tërheqjen e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për gjendjen e vështirë të palestinezëve në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne