Presidenti turk Erdogan pret në takim kryeministrin e Malajzisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti sot në një takim në Istanbul kryeministrin e Malajzisë Anwar Ibrahim për bisedime.

Erdogan dhe Ibrahim mbajtën një takim me dyer të mbyllura në rezidencën Vahdettin, tha Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqise.

Nuk u dhanë informacione të mëtejshme lidhur me takimin.

Më 9 tetor, Erdogan dhe Ibrahim zhvilluan një bisedë telefonike për të diskutuar zhvillimet në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne