Presidenti francez Macron ka pritur një takim trepalësh Donald Trump dhe presidentin e Ukrainës Zelensky në Pallatin Élysée, përpara se të shkojnë në Île de la Cité për ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre-Dame. Duke folur për shtypin, Trump thotë se ai dhe Macron kishin pasur “sukses vërtet të madh” duke punuar së bashku gjatë mandatit të tij të parë në detyrë. Presidenti francez kujtoi se Trump ishte president në vitin 2019, kur flakët shpërthyen në katedralen e Notre-Dame. “Më kujtohet solidariteti i tij dhe reagimi i tij i menjëhershëm”, tha Macron për Trump. Pjesëmarrja e Donald Trump në rihapjen e Katedrales në Paris, është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fitorja e tij në zgjedhje. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Notre-Dame. Macron i ka shprehur mirënjohjen kombit të tij për restaurimin e katedrales, duke thënë se kishin vullnetin, shpresën, guximin për ta rindërtuar dhe për ta bërë atë më të bukur se kurrë. “Sonte, këmbanat e Notre Dame po bien përsëri. Kambanat e kësaj katedrale kanë shoqëruar historinë tonë”, tha presidenti i Francës. Macron shtoi gjithashtu “ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti”. Presidenti francez e mbyll fjalimin e tij duke thënë “rroftë Notre-Dame” dhe rroftë republika franceze./Lapsi

