Presioni ekonomik dhe tregu i naftës | Trump: Do ta godasim fuqishëm Iranin në aspektin ekonomik

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi për televizionin “Fox News” se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Iranit një “goditje të fuqishme ekonomike”, pa dhënë hollësi të tjera.

Ai shtoi:

“Nuk më intereson nëse kjo ndodh para zgjedhjeve të mesmandatit apo jo.”

Sekretari amerikan i Thesarit kërcënon Teheranin me një izolim “që bota nuk e ka parë kurrë”

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin masa të paprecedenta kundër Iranit.

Ai tha gjatë një interviste televizive:

“Prisni njoftime të tjera javën e ardhshme, sepse do të zbatojmë masa të paprecedenta në historinë e izolimit ekonomik të vendosur ndaj ndonjë shteti.”

Ai shtoi:

“Do të jetë një ndërthurje e një izolimi ekonomik të paparë ndonjëherë në botë dhe vazhdimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit, duke penguar hyrjen ose daljen e çdo gjëje nga portet iraniane.”

Si e kërcënon bllokada detare amerikane prodhimin iranian të naftës?

Kriza e naftës iraniane nuk lidhet më vetëm me rënien e eksporteve, por edhe me aftësinë e objekteve për ta vazhduar prodhimin. Bllokada e porteve e ndërpret hallkën e fundit të eksporteve dhe rrezikon ta shndërrojë tepricën e naftës së papërpunuar në një barrë për sektorin energjetik.

Lëvizjet e cisternave tregojnë përmasat e këtij ndryshimi. Të dhënat e agjencisë “Bloomberg” nuk regjistruan asnjë cisternë gjigante nafte të ankoruar në ishullin Kharg gjatë nëntë ditëve të para të gushtit.

Në gjysmën e parë të korrikut, ishulli kishte pritur nga 7 deri në 10 cisterna gjigante dhe gjashtë anije më të vogla, pasi një armëpushim i përkohshëm kishte mundësuar rifillimin e kufizuar të eksporteve.

Këto zhvillime janë përkthyer në një rënie të drejtpërdrejtë të eksporteve. Kompania “Kpler”, e specializuar në të dhënat e transportit detar tregtar, vlerësoi se eksportet iraniane të naftës së papërpunuar dhe të kondensateve ranë me rreth 40% gjatë gushtit, krahasuar me muajin e kaluar, duke zbritur në rreth 500 mijë fuçi në ditë.

Më e rëndësishmja është se vazhdimi i kësaj rënieje nuk nënkupton vetëm pakësimin e të ardhurave të thesarit iranian, bor e vë edhe vetë prodhimin përballë një prove të vështirë, sepse nafta që nuk gjen rrugë drejt tregjeve duhet të depozitohet.

Uashingtoni: Prioriteti i luftës me Teheranin tani janë çmimet e naftës, jo programi bërthamor

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se prioriteti i luftës kundër Iranit tani është ulja e çmimeve të karburanteve dhe jo programi bërthamor.

Ndërkohë, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e kërcënoi Iranin me sanksione të reja ekonomike, duke e ashpërsuar qasjen që Uashingtoni ka ndjekur ndaj Teheranit për më shumë se katër dekada.

Deklaratat e Vance dhe Bessent pasqyrojnë faktin se Irani e ka shndërruar lundrimin nëpër ngushticë në një mjet strategjik negocimi. Ato tregojnë gjithashtu rëndësinë gjithnjë e më të madhe që po marrin çmimet e karburanteve në tregjet amerikane, vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

Vance i tha “Fox News” se prioriteti tani është domosdoshmëria e rivendosjes së qarkullimit të furnizimeve me naftë përmes Ngushticës së Hormuzit dhe se kjo çështje ka përparësi ndaj dosjes bërthamore.

Ai tha:

“E di se çmimet e naftës janë të ulëta këto ditë, madje më të ulëta se nivelet e larta të regjistruara në ditët e para të konfliktit.”

Ai shtoi:

“Ky është objektivi i parë: t’i ruajmë të ulëta çmimet e naftës dhe gazit për amerikanët në mbarë vendin tonë.”

Vance theksoi se:

“Objektivi i dytë, natyrisht, është të sigurohemi që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore.”

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm për shkak të luftës, duke e kaluar nganjëherë pragun prej 110 dollarësh për fuçi, një nivel që nuk ishte parë që nga viti 2022./kohaislame

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne