Programi i miliarderëve për “shpëtimin e planetit”

Nga Ljiljana Cviljak

Të shohim se çfarë propozojnë miliarderët për të “shpëtuar planetin” dhe për të bërë jetën shumë “më të mirë” për të gjithë neve. Ky nuk është regjistri përfundimtar, por është zgjedhja e planeve të fuqishme të promovuara zyrtisht dhe të publikuara, prej të cilëve shumë prej tyre po zbatohen pikërisht në këto çaste.

VAKSINA TË VAZHDUESHME – Implementimi i pasaportave të vaksinimit, të cilët njerëzve do të mundësojnë pjesëmarrjen në shoqëri vetëm në rast se vazhdimisht pranojnë vaksinohen me vaksina të reja përforcuese.
KREDI SOCIALE – implementimi i kredive sociale, duke detyruar njerëzit që të përmbahen, sepse rezistenca zvogëlon rezultatin e tyre që rezulton me humbjen e drejtave themelore.
QYTETET INTELIGJENTE – zhvendosja e shumicës së njerëzimit në qytetet inteligjente, në të cilën mendimet e tyre, emocionet dhe ëndrrat e tyre pandërprerë do të shënohen.
KUFIZIMI I LËVIZJES – Kufizimi i distancës të cilën njerëzit në qytet mund të largohen nga shtëpitë e tyre për 10-20 minuta. Për më tutje janë të nevojshme lejet për lëvizjen e tyre.
KONTROLLA FINANCIARE – zëvendësimi i cash-it(parasë së gatshme) me valuta digjitale të cilët rreptësisht do të kontrollohen nga pushtetarët. Posedimi dhe shpenzimi i parasë së gatshme (cash-it) do të jetë i kufizuar.
CENSURA – lejimi i informatave online të cilët mbështesin planin e miliarderëve. Censurimi i gjithë asaj që vë në pyetje apo kritikon planet e tyre.
PRONA PRIVATE – eliminimi i pronësisë mbi pronën private. Të gjitha duhet marr me qira: banesat, automjetet, mjetet, madje edhe veshmbathjet.
BLLOKIMI I DIELLIT – shpërndarja e triliona galonëve të kimikateve toksike në atmosferë, çdo ditë, për të parandaluar rrezet e diellit të depërtojnë në Tokë, me qëllim pamundësimi të “ngrohjes globale”. Kësaj shpërndarje jemi dëshmitar të gjithë ditë e natë.
TË DREJTAT NJERËZORE – zvogëlimi i drejtave dhe lirive njerëzore. Liria e shprehjes, si shembull, duhet të jetë „e rikalibruar“. Njerëzit duhet të heqin dorë nga drejtat individuale për hir të “ mirës më të madhe“.
SEKSUALIZMI I FËMIJËVE – promovimi i edukatës homoseksuale që nga klasa e parë. Mësimi i fëmijëve të vogël për vetëkënaqësi dhe seks. Përkujdesja që fëmijët e vegjël të kenë partnerë seksual. A nuk mendoni se kjo është e tmerrshme, amorale, e frikshme, dhe në botën e vjetër shumë e dënueshme?
NORMALIZIMI I PEDOFILISË – promovimi i pedofilisë si tendencë seksuale natyrale, e cila duhet kyçur në shoqëri. Dekriminalizimi i abuzimit seksual të fëmijëve. Shënjestrrimi i kundërshtarëve “urrejtës“.
TRANSGJINORIZMI MASIV – indoktrinimi i fëmijëve shkollor që kirurgjikisht të ndryshojnë identitetin e tyre seksual, pa pëlqimin e prindërve.
NJËRËZIT KIBORG – shndërrimi i të gjithëve në kiborg, me më shumë implante teknologjike, të lidhur me retë, prej nga AI (inteligjenca artificiale) pandërprerë do t’i mbikëqyri dhe kontrollojë.
ELITAT MBINJERËZORE – krijimi i klasës elite humanoide me aftësi mbinjerëzore e cila do të sundoj njerëzimin.
AI (INTELIGJENCA ARTIFICIALE) – zëvendësimi i mjekëve, avokatëve, mësuesve, klerikëve, vozitësve, pilotëve dhe me dhjetëra profesione tjera me inteligjencë artificiale.
KONTROLLI TOTAL ME AI – lejimi i AI-së (inteligjencës artificiale të kontrollojë jetën njerëzore duke treguar njerëzve se me kë do të martohen, çfarë të blejnë, për kë të votojnë, etj.
TRANSPARENCA E TRURIT – lejimi i menaxherëve që të shohin se çfarë po ndodh në trurin e punëtorëve të tyre. Largimi i tërësishëm i hapësirës personale dhe privatësisë.
KONTROLLI I MENDJES – përdorimi i 5G për lexim jo vetëm të mendimeve dhe emocioneve të njerëzve, por edhe futja në mendimet dhe ndjenjat e popullatës.
USHQIMI ARTIFICIAL – zëvendësimi i mishit të ushqyer me bar, me insekte gjenetike të modifikuara të prodhuar në fabrika dhe me „mishin“ sintetitk të prodhuar në laboratore.
ELIMINIMI I PLEQËVE – bindni pleqtë të zgjedhin eutanazinë ashtu që të mos ngarkojnë botën. Në moshën e caktuar çdo njëri do të duhej bërë vendin për gjeneratën e ardhshme.
Ka edhe plot tjera, shumë më shumë, por ky vështrim jep idenë e përgjithshme për idetë e tyre “brilante“, të cilët sigurisht do të “shpëtojnë planetin“ dhe do të “përmirësojnë gjendjen në botë“.
Konceptet tjera janë: kufizimi i kontakteve njerëzore, ashtu që shkollat, tubimet, blerjet, shoqërimet, ritualet fetare të zëvendësohen në mënyrë „online“ ku jeta do të zhvillohet prapa ekranit. Sa më shumë që të jetë e mundur duhet përdorur maskat përherë, duke detyruar njerëzimin që jetën e tij të kalojë në mbretëritë virtuale, sikurse që është Meta Verse – duke i bindur ata se shumë më mirë është se realiteti.
Burimi: epoha.com.hr
Përktheu: Faik Miftari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne