Alma Hoxhaj
Ky projektligj për shitjen e tokës bujqësore të huajve, i hartuar si draft nga Ministria e Bujqësisë menjëherë pas kthimit të Edi Rama nga Izraeli, do të kishte kaluar pa shumë zhurmë sikur unë të mos kisha hetuar çështjen e fermës eksperimentale izraelite në Cërrik, e promovuar nga ambasadorja e Izraelit në Tiranë në profilin e saj.
Një tjetër absurditet është fakti që zonja ambasadore izraelite u drejtohet shqiptarëve me fjalët:
“Bashkëkombës të dashur!”
A është më e qartë se ata i kanë shprehur qëllimet e tyre?
Sundimi i Benjamin Netanyahu po shkon drejt fundit. Ata e dinë mirë që nuk kanë më mbështetjen e askujt, përveç mbështetjes së një idioti si Donald Trump dhe një të shitur si Edi Rama.
Italia deri dje, të paktën në mënyrë zyrtare, nuk ka reaguar publikisht kundër regjimit të Netanyahut, por sot ka një padi ndaj Itamar Ben-Gvir nga një gjykatë në Romë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve italianë nga aktivistët e flotiljes.
E njëjta gjë po ndodh edhe në Australi, ku po përgatitet dosja e padisë për dhunë fizike dhe përdhunim ndaj grave australiane, ku janë provuar 3 raste ndër to.
Të gjendur në këtë situatë, ata po kërkojnë zhvendosjen e elitës së tyre gjakatare (autorët e vendimit për gjenocidin e kryer në Gaza) drejt tokave shqiptare dhe greke (Qipro).
Kështu, kemi një fushatë agresive në të gjitha frontet për të pastruar imazhin përmes investimeve të pretenduara mes shqiptarëve, sepse e dinë shumë mirë që shqiptarët nuk e kanë mbështetur për asnjë moment gjenocidin në Gaza.
Mediat publike janë tërësisht në shërbimin e tyre duke fshehur aktet monstruoze, por edhe përmes promovimit të vazhdueshëm nga gazetarë të njohur në vendin tonë.
Bashkëkombës kemi vetëm ata me gjak shqiptar, shqiptarët në trojet shqiptare dhe shqiptarët e diasporës!
Kur është parë që ambasadorët e misioneve diplomatike ta konsiderojnë veten bashkëkombës me banorët e vendeve ku kryejnë detyrën shtetërore!?
Retorika e spiunëve në terren të Mossad se “izraelitët janë vëllezër”, na bën të kuptojmë se kjo është një skemë grabitjeje e zbatuar prej kohësh, me burim nga zyrat e Mossad-it dhe me bekimin e kryeministrit tradhtar shqiptar!
Rama dhe besnikët e tij mund të thonë çfarë të duan se janë votuar, por për tradhtarët e kombit ka vetëm një përfundim!
/fb

















