Prokuroria e Tiranës rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, kërkon rikthimin e tij në burg

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij. Shorti ka caktuar si gjyqtarë që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat ai i ka mohuar gjatë procesit./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne