Prokuroria nis hetimet ndaj kryebashkiakes së Kurbinit

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara dhe disa zyrtarë të tjerë të njësisë vendore dhe Kadastrës do të hetohen nga Prokuroria.

Vendimi është marrë këtë të hënë nga Gjykata e Lezhës, pas një kallëzimi që ka bërë një qytetar për tjetërsim dhe shkatërrim të pronës së tij.

Organi i akuzës kishte dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale dhe e kishte dërguar çështjen për pushim në gjykatë, por kjo e fundit vendosi të mos e pranojë.

Ndërsa denoncuesi Anton Meta thotë se bashkia i ka marrë 12 hektarë tokë bujqësore dhe ka hedhur inertet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019./mcntv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne