Protesta e opozitës, Kikia: Gjimnastikë që i bën mirë demokracisë

 

Analisti Mentor Kikia në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për protestën që është thirrur nga Partia Demokratike pasditen e së martës, tha se çdo protestë është një gjimnastikë që i bën mirë demokracisë. Kikia tha se protesta e nesërme që ka thirrur PD ka lidhje me kërkesat e opozitës për qeveri teknike.“Qeveria teknike është një kërkesë madhore, nuk ka ndonjë shenjë nga mazhoranca që kjo mund të pranojë si kërkesë. Duhet një presion shumë i madh që të detyrojë mazhorancën që të pranojë kërkesën për qeveri teknike, aq më shumë kur kemi protesta një në 3-4 javë. Sado që të mëdha të jenë këto protesta, duhet një presion shumë i madh që të detyron këtë mazhorancë që të pranojë një Qeveri teknike”, tha Kikia. Referuar debatit që po zhvillohet lidhur me datën e zgjedhjeve, ai tha se duke parë këto debate mendoni se çfarë debati do të bëhej nëse do të pranohej ose jo Qeveria teknike. /BallkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress