Protestat e dhunshme në Francë, 1 miliard euro dëme për bizneset

Vetëm disa javë pasi protestat dhe grevat për reformat e pensioneve në Francë u shuan më në fund, bizneset në vend po përballen me pasojat e një jave të trazirave.

Protestat e dhunshme, të cilat u shkaktuan nga vrasja fatale e një të riu nga një oficer policie të martën e kaluar, kanë shkaktuar tashmë më shumë se 1 miliard euro dëme, sipas një shoqate biznesi franceze, MEDEF.

Protestuesit kanë plaçkitur 200 dyqane dhe kanë shkatërruar 300 degë bankash dhe 250 dyqane më të vogla, tha një zëdhënës i MEDEF për CNN.

Vala e trazirave shpërtheu pasi 17-vjeçari Nahel Merzouk u qëllua për vdekje nga një polic nderkohe familja e Nahel M, 17-vjeçarit që u vra nga një polic gjatë një ndalesë trafiku më 27 qershor, ka bërë thirrje për përfundimin e trazirave në mbarë Francën që u nxitën nga vrasja e Nahelit.
Mos i shkatërroni shkollat, mos i shkatërroni autobusët. Ka shumë nëna që i përdorin ata autobusë”, tha ajo.
Këtë javë, nëna e Nahelit i tha televizionit France 5 se ishte e zemëruar me oficerin që qëlloi djalin e saj në një ndalesë trafiku, por jo me policinë në përgjithësi/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne