Pas protestës para godinës së kryeministrisë, mbështetësit e opozitës i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës, drejt kryeministrisë u hodhën molotovë dhe fishekzjarre. Policia përdori gazlotsjellës ndaj protestuesve, të cilët rreth orës 19:00 u zhvendosën drejt Kuvendit për protestë.
Përplasjet nuk kanë munguar as në këtë zonë. Protestuesit kanë hedhur objekte drejt policisë, ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e PD-së, të cilët janë përplasur me policinë.
/lapsi.al

















