PS kalon objektivin e vënë nga Rama, Klosi zbulon shifrat: 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor

Po mbahet sot kongresi Zgjedhor Partia Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me numrin e anëtarësimeve të reja në parti.

Deri në 17 mars, në Asamblenë e PS, kreu i qeverisë njoftoi se ishin realizuar tashmë 29 mijë anëtarësime të reja.

Ndërkohë, sot Klosi njoftoi se në fazën e dytë u regjistruan 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar në 100 mijë numrin në fund të kësaj faze.

Referuar shifrave, rezulton se objektivi i vënë nga PS është tejkaluar me 11 mijë anëtarë të rinj./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne