Pse debatoni kot për fe?

Indrit Vokshi

Në Traktatin e Parisit 1856, Perandoria Osmane u pranua si KOMB EUROPIAN.

Po dëgjoja Aurel Plasarin që citoi se Skenderbeu pas vizitës në Itali në “Letrat e Zhgënjimit” ka thënë “Më mirë të kisha luftuar kundër priftërinjve sesa kundër turqve. Nuk kam parë njerëz më meskinë e më të shëmtuar sesa këta priftërinj”. E ka thënë Gjergj Kastrioti – Skënderbe ketë.

Papa Piu II i dytë e pati mbështetur fuqimisht. Pasardhësit e tij jo.

Gjergj Kastrioti Skënderbe, politikani më brilant i kohës së vet për të cilin edhe Gjon Muzaka shkruan si ishte i drejtë e jo keqbërës, pati mbetur sanduiç; nga njëra anë komandantët turq dhe pashallarët arbër të konvertuar si Ballaban pasha të cilët ishin shumë të rrezikshem ushtarakisht e nga ana tjetër priftërinjt e Vatikanit dhe disa princë italianë të cilët e përdornin si mjet për të rritur pazarin e tyre me turqit. Dmth e mbështesim një herë duke e paraqitur si njeri tonin, pastaj luftën e tij e përdorim si kapital në negociata me sulltanin.

Fakti që Donika ose Andronika Kastrioti përfundoi në Valencia e vdiq atje a tregon se shkoi në vizitë turistike apo tregon se pas vdekjes së Skënderbeut venecianët synonin t’i vrisnin edhe familjen?

Në 400 vjet shtetet italiane nuk kanë nisur asnjë fushatë ushtarake në bregdetin shqiptar kundër turqve për t’i larguar, meqenëse edhe popullsia po vuante shtypjen dhe ishte gati të rebelohej. Si shpjegohet kjo që ky perendimi mitik as nuk u mor me ketë punë? Shpjegohet krejt lehtë; u ndanë zonat e influencës, ju deri këtu, ne deri këtu. Pak a shumë siç bënë Stalini, Churchilli e Ruzvelti në Jaltë.

As osmanët nuk u angazhuan më për të pushtuar Italinë. Qysh pas fushatës së Ahmed Gedik pashës në vitin 1480 i cili si sanxhakbej i Vlorës kapërceu në Otranto dhe e pushtoi për pak kohë nuk kemi më asnjë përpjekje. Sulltan Bajazidi II erdhi dhe hoqi dorë nga projekti i Mehmedit II për të pushtuar Italinë dhe për të marrë Romën me pretendimin si ishte perandor romak. Mehmedi II u pat shpallur perandor romak dhe prifti Gjoni i Trebzonit i shkoi për vizitë dhe i tha se kush merr fronin e Kostandinopojës quhet legjitim dhe perandor romak.

Mardhëniet vazhduan normalisht me ndarje të zonave të influencës. Konsullatat italiane u hapën në Stamboll dhe tregtia vazhdoi normalisht për nja 4 shekuj.

Italianët u bënë edhe kryeministra të Perandorisë Osmane dhe Kryeadmiralë të Flotës. Psh Giovanni Dionigi Galeni ishte Kapudan pasha (admiral) me emrin Ali pasha. Kryeministri Jusuf Sinan pasha emrin e vërtetë e kishte Scipione Cicala dhe ishte djali i një aristokrati tregtar nga Xhenova. Heqim oglu Ali pasha u bë tri herë kryeministër në vitet 1700; ai ishte djali i një mjeku italian. Kryeministri Çivan Mehmed pasha ishte italian, nipi i Scipione Cicalas. Përveç kësaj shkuan edhe kompozitorë si Donizeti dhe Calisto Guateli të cilët morën titullin pasha.

Sulltani u legjitimua nga vetë shtetet europiane. Volteri në librin Karli XII shkruan se nëse do t’i bëhej bashkë e gjithë Europa në portat e Stambollit sulltanin patjetër do ta rrëzonin mirëpo europianëve nuk u ka interesuar kjo gjë.

Dhe është fakt; gjysma e Europës kishte aleat sulltanin, kundër gjysmës tjetër.

Analizoji prej italianeve, prej Fransuait I të Francës, prej këtij Karlit XII të Suedisë i cili shkoi mori azil politik në Stamboll, pastaj Britania e Madhe.

Ta dini se e vetmja herë kur një sulltan ka dalë jashtë territorit të shtetit të vet dhe ka udhëtuar për vizitë pasqësore diplomatike në shtet tjetër ka qenë vizita e vitit 1867 e Sulltan Abdul Hazizit I në Francë, Belgjikë, Prusi, Britani dhe Austri. Të gjithë mbretërit e pritën me nderimet më madhështore.

Në kongresin e Vjenës në vitin 1833 fuqitë europiane qenë mbledhur për t’i ruajtur fronin Sulltan Mahmudit II nga frika se po e rrëzonte pasha shqiptar i Egjyptit, pasi Brahim pasha i Egjyptit e mundi Perandorinë Osmane në dy beteja dhe iu afrua Stambollit 30 milje. U mblodhën europianët vendosën se sulltani është legjitim dhe ngarkuan flotën ruse për të mbrojtur Stambollin nga pasha shqiptar shumë i lavdishëm i Egjyptit.

Në Traktatin e Parisit në 30 mars të vitit 1856 në nenin VII shkruhet se Fuqitë Europiane e pranojnë Perandorinë Osmane si komb europian pjesë e Koncertit Europian të Fuqive dhe aktor i barabartë në të drejtat diplomatike. Më tej në atë traktat fuqitë europiane u angazhuan për ruajtjen e integritetit territorial të Perandorisë Osmane duke deklaruar:

​Madhëritë e Tyre marrin përsipër, secila nga ana e vet, të respektojnë pavarësinë dhe integritetin territorial të Perandorisë Osmane; të garantojnë në mënyrë të përbashkët respektimin e plotë të këtij zotimi dhe si rrjedhojë çdo akt ushtarak kundër Perandorisë Osmane do ta konsiderojnë si çështje e interesit të përgjithshëm europian.

Pra siç e shohim mbretëritë dhe perandoritë europiane e legalizojnë një perandori muslimane si shtet europian me të drejta të plota në të drejtën europiane dhe si pjesë të Koncertit Europian të Fuqive. Ketë e bënë në rivalitetin që kishin me një perandori të krishterë si Rusia. E në fakt Rusia është ajo e cila vetë dhe përmes satelitëve të saj ka vrarë ose dëbuar mbi 1 milionë muslimanë nga Ballkani e Kaukazi. Prej në Tripolica në vitin 1821 e deri në vitin 1912 ka qenë platforma ruse e cila kishte objektiv që përmes Rumanisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Serbisë e Greqisë të futej si pykë në Ballkan të kapte brigjet mesdhetare nga Selaniku në Janinë, të pushtonte Stambollin dhe Cari Rus të ulej në fron në Stamboll si Perandor i Romës së Tretë.

Tani na dalin disa me traktatin e gotës së rakisë, kokrrës dhe ullinit dhe copës së djathit, pa e lexuar historinë politike të Europës, pa e njohur atë, pa ditur mbi të dhe na thonë se kush është musliman nuk është aq sa duhet europian e nuk na pranon Europa.

Në fakt Europa e ka pranuar muslimanizmin qysh në vitin 1856, mandej ka anëtarësuar edhe Turqinë në NATO, ka negociuar për ta anëtarësuar edhe në BE dhe Britania e Madhe ka qenë promotorja e anëtarësitmit të Turqisë. Nuk e kanë anëtarësuar jo për punë feje por sepse Turqia ka kërkuar shumë të drejta preferenciale.

Sëmundja e atyre që e shohin Europën si Xhandarin e Fantazisë së tyre e cila do tua zgjidhë frustrimet dhe urrejtjet e injektuara nga propaganda e dhunshme mund të kishte kuptim në vitin 1200. Madje edhe ato kohëra Roxheri II i Siçilisë si mbret norman pati kah të djathtë dijetarin musliman Muhamed al Idrizi.

Këta kujtojnë se ka një manual mbi çfarë është europiane dhe çfarë nuk është dhe ketë manual e kanë vetëm këta, mbi logjikën e fshatit se disa janë në fshat, disa janë jabanxhinj. Hungaria ka dallime me Spanjën e Gjermaninë për si e shohin identitetin. Polonia ka dallime me Francën e Holandën e me radhë. Anglia zgjedh kryebashkiakun e Londrës musliman dhe Amerika kryebashkiakun e New Yorkut.

Këta në trevat shqiptare kanë zgjedhur versionin me rrugaç e katunaresk të të qenit perëndimor, baraz me Agimin e Artë dhe formacione të tjera të huliganëve të futbollit./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne