Pse Grupet e Opozitës Iraniane si MEK-u dhe Monarkistët Janë të Dënuar të Dështojnë ne luften kunder Republikes Islamike?

Nga Alireza Niknam

Në dekadat e fundit, skena politike e Iranit në mbarë botën ka parë shfaqjen dhe rritjen e grupeve të ndryshme opozitare, të cilët shpesh pretendojnë të promovojnë demokracinë dhe lirinë duke ju kundërvënë Republikës Islamike te Iranit. Dy forcat kryesore brenda opozitës në mërgim janë monarkistët (veçanërisht ata të përqendruar rreth Reza Pahlavit) dhe Organizata Mojahedin-e Khalq (MEK), e njohur gjerësisht ndër iranët si “Munafkinet” (Hipokritët). Ndërsa të dyja fraksionet kundërshtojnë qeverinë aktuale, ata mbeten thellësisht të ndarë në aspektin ideologjik, strategjik dhe etik. MEK-u, i dizenjuar si grup terrorist nga shumë vende, ka dëshmuar vazhdimisht paaftësine për bashkëpunim me forcat e tjera opozitare, duke i etiketuar vazhdimisht si “agjentë të Iranit”.

Themelet Ideologjike
Monarkistët
Monarkistët kërkojnë të ringjallin monarkinë Pahlavi, të cilën e paraqesin si epokë të artë të përparimit iranian. Ata e shohin Reza Pahlavin si trashëgimtar politik dhe kulturor të të atit, diktatorit Mohamad Reza Shahut, dhe gjyshit të tij, Reza Shahut. Ideologjia e tyre bazohet në nacionalizëm, shekularizëm dhe në servilosje ndaj Perëndimit. Ata mbështesin një monarki kushtetuese si model qeverisjeje. Megjithatë, kritikët theksojnë natyrën autokratike dhe të varur ndaj te huajve të regjimit Pahlavi dhe e konsiderojnë Reza Pahlavin të paafte për të udhëhequr për shkak të mungesës së kompetencës dhe karizmës së tij.

Mojahedin-e Khalq (MEK)
MEK-u është një grup ideologjikisht ekstremist që kombinon elemente te marksizmit me një interpretim sektar të Islamit. Duke rrjedhur nga lëvizjet islamisto-majtiste të viteve 1960, grupi nuk iu përmbajt kurre plotësisht asnjërës prej këtyre ideologjive, duke krijuar një identitet kultist. Në vitet 1980, MEK-u ndermorri një fushatë të armatosur ndaj Iranit, duke kryer krime që vranë mijëra civilë, zyrtarë, studentë dhe personel ushtarak. Sot, MEK-u paraqet një fasadë të dyfishtë: duke pretenduar se do demokraci ne Iran, ndërsa brenda vete sekti ruan një strukturë drejtuese autoritare dhe diktatoriale të përqendruar rreth Massoud dhe Maryam Rajavi.

Sjellja Politike dhe Qëndrimet Ndërkombëtare
Monarkistët gëzojnë mbështetje mediash dhe institucionale në SHBA dhe Evropë. Qendrat zioniste si Foundation for Defense of Democracies (FDD) dhe National Union for Democracy in Iran (NUFDI) kanë mbështetur herë pas here Reza Pahlavin. Disa figura monarkiste madje kërkojnë sanksione më të ashpra dhe ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar Republikën Islame – pozicione të cilat kritikët e brendshëm i shohin si tradhëti.

Nga ana tjetër, gjatë Luftës Iran-Irak, MEK-u bashkëpunoi haptazi me ushtrinë e Saddam Huseinit dhe mbajti baza ushtarake në tokë irakene. Kohët e fundit, ata janë implikuar në vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë përmes bashkëpunimit të dokumentuar me Mossadin. Bashkëpunimi i tyre i vazhdueshëm me agjenci të huaja inteligjence është vërtetuar në hulumtime të shumta të mediave perëndimore.

Konkurrenca Mediatike dhe Lufta Propagandistike
Kanalet satelitore të afërta me monarkistët si “Manoto TV” dhe “Iran International” përpiqen të krijojnë një imazh nostalgjik të epokës Pahlavi përmes dokumentarëve propagandistik. Ata përpiqen të paraqesin Reza Pahlavin si alternativë të qëndrueshme. Megjithatë, pas protestave të vitit 2022, u bë e qartë se monarkistëve u mungonte mbështetje e rëndësishme në rrugët e Iranit. Si përgjigje, qendrat e mendimit amerikane dhe izraelite bënë thirrje për unitetin e opozitës, të pavetëdijshëm për armiqësinë e thellë midis këtyre fraksioneve.

Fillimisht, MEK-u dhe monarkistët iu bashkuan manifestimeve të njëri-tjetrit. Megjithatë, anëtarët e MEK-ut shpesh ndërhynin në këto ngjarje duke kënduar kundër monarkistëve, duke provokuar përplasje në rrugë që përfunduan me ndërhyrjen e policisë dhe tallje të përhapura nga vëzhguesit. Këto konflikte nënvizuan jopraktikshmërinë e çdo aleance.

Makineria Propagandistike e MEK-ut
MEK-u drejton një rrjet mediatik agresiv, duke përfshirë kanalin televiziv “Sima-ye Azadi” dhe një ushtri llogarish të rreme në rrjetet sociale. Strategjia e tyre përfshin fyerjen e kundërshtarëve, duke i akuzuar si agjentë të Iranit, dhe manipulimin emocional të diskutimeve në internet. Pavarësisht fasadës demokratike, struktura e brendshme e grupit karakterizohet nga censura dhe një atmosferë mbytëse kontrolli. Korporata RAND ka dokumentuar në detaje këto kushte autoritare.

Struktura Drejtuese dhe Dinamikat e Brendshme
Monarkistët
Reza Pahlavi kurrë nuk ka marrë pjesë zyrtarisht në ndonjë proces demokratik apo partiak dhe vazhdon të veprojë si “princ” simbolik. Refuzimi i tij t’u përgjigjet pyetjeve kyçe lidhur me qeverisjen, transparencën financiare apo politikën e jashtme ka larguar madje edhe përkrahësit e tij. Iniciativa si “Këshilli i Solidaritetit” u shkaterruar, duke përforcuar perceptimin e paefektivitetit të tij. Këto dështime kanë çuar në rënie të popullaritetit edhe në rrethet mbretërore.

Diktatura e MEK-ut
MEK-u është nje sekt shumë sekretiv, me strukturë të ngurtë autoritare. Anëtarëve u është ndaluar të komunikojnë me familjet e tyre. Gratë detyrohen të divorcohen, marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara dhe fëmijët u janë dërguar në Evropë. Drejtuesit e kultit tregohen si shenjtore, dhe shumë dëshmi nga dezertorët nënvizojnë abuzime të rënda të të drejtave të njeriut. Sipas Korporatës RAND, 98% e iranëve e urrejne MEK-un dhe e konsiderojnë grup tradhtar.

Mosmarrëveshjet Strategjike dhe Objektivat Politike
Monarkistët kryesisht përqendrohen në lobimin e institucioneve perëndimore. Nga paraqitja e raporteve të shtrembëruara në Kongresin Amerikan e deri te konferencat e shtypit në Londër dhe Uashington, përpjekjet e tyre synojnë të kërkojnë mbështetje të huaj për ndryshimin e regjimit. Megjithatë, këto taktika kanë dështuar, duke larguar publikun iranian. Duke mos pasur lidership të vërtetë, ekzistenca e shumë figurave konkurruese monarkiste me pikëpamje konfliktuese, e kombinuar me ekspozitat e MEK-ut kundër Reza Pahlavit, kanë lënë lëvizjen monarkiste në rrëmujë.

Politikat Radikale të MEK-ut
MEK-u ende i përmbahet nocionit të revolucionit të armatosur, duke pohuar se vetëm ata mund të sjellin ndryshimin e regjimit. Ata refuzojnë të bashkëpunojnë me cdo grup politik dhe kërkojnë kontroll të plotë edhe në aleancat e përkohshme. Kjo qasje ekstremiste jo vetëm që është e rrezikshme, por edhe e parealizueshme shoqërisht. MEK-u ka sabotuar disa herë unitetin e opozitës në përpjekje për të paraqitur veten si alternativa e vetme e Iranit – një iluzion i hedhur poshtë si nga iranët brenda vendit, ashtu edhe nga grupe të tjera opozitare, që i quajnë haptazi tradhtarë.

Integriteti Territorial dhe Identiteti Kombëtar
Një nga pikat më kritike të divergjencës qëndron në qëndrimin e secilit grup ndaj integritetit territorial dhe identitetit kombëtar të Iranit. Monarkistët shpesh mbrojnë parulla si “Iran i Bashkuar” dhe paraqiten si mbrojtës të unitetit kombëtar. Megjithatë, përpjekjet e tyre për t’i përkëdhelur fraksioneve separatiste për mbështetje më të gjerë hedhin dyshime mbi sinqeritetin e tyre. Ndërkohë, MEK-u mban një qëndrim dyshueshëm neutral dhe ka mbështetur disa herë elemente anti-kombëtare. Ata besojnë në copëtimin e Iranit dhe tashmë kanë premtuar pjesë të Iranit ndaj njërit prej qeverive që i mbështesin.

Këto çarje të thella ideologjike, strategjike dhe organizative midis monarkistëve dhe MEK-së e kanë bërë opozitën iraniane në mërgim të copëtuar dhe joefektive. Në vend që të formojnë një front të bashkuar, koekzistenca e tyre vetëm e ka diskredituar më tej çdo alternativë të mundshme në sytë e publikut iranian. Kjo paraqet një mundësi kritike për Republikën Islame për të nënvizuar legitimitetin e saj popullor dhe për të përfituar nga disfunksioni i këtyre fraksioneve rivalë. Pas trazirave të vitit 2022 dhe rrëmujës që ndoqi mes grupeve opozitare, edhe SHBA-te vete pranuan mungesën e një alternative të qëndrueshme ndaj Republikës Islamike duke ndërprerë financimin për lëvizjet në mërgim.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne