Njohja e shtetit të Palestinës, Jazexhi: Franca ka bërë kalkulime gjeostrategjike. Nuk e bind Izraelin t’i japë fund gjenocidit

Pedagogu Olsi Jazexhi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se deklarata e Macron për njohjen e një shtetit palestinez është përçarje në bllokun perëndimor të cilët deri tani kanë refuzuar njohjen e një shteti palestinez.

Duke vijuar Jazexhi tha se Franca ka dalë me këtë qasje pas kalkulimeve gjeostrategjike, duke qenë se do të ruajë influencën e saj në vendet arabe nga të cilat rrethohet.
Deklarata e Macron është përçarje në bllokun perëndimor ku deri tani fuqitë e Evropës Perëndimore, britanikët, francezët dhje amerikanët kanë refuzuar njohjen e një shteti palestinez.
Burimi i kësaj qasje të Francës, kemi dhe Britaninë që po bëhet kritike ndaj regjimit të Izraelit ka të bëjë me kalkulimet gjeostrategjike të Francës. Franca është e rrethuar nga fqinjë arabë, dhe arabët janë të tërbuar me gjenocidin që Izraeli po kryen në Palestinë dhe Franca me interesat e saj në botën e frankofonisë do të ruajë influencën e saj dhe do të shpëtojë fytyrën e saj në lidhje me botën islame.

E dyta nëse do të shohim ka një koordinim mes Londrës dhe Parisin në dënimin e gjenocidit që regjimi i Netanyahu-t vijon të bëjë në Gaza.

Evropa është në moment deklarata. Popullatat po ziejnë në urrejtje për regjimin e Tel Avivit dhe evropianët shqetësohen për sigurinë e tyre. Hapi diplomatik nga ana e Francës nuk besoj se do e bindë Izraelin t’i japë fund gjenocidit ngaqë Izraelit ndihet shumë i fuqishëm./mcn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne