Pse vrasja e liderit të Hamasit, rrezikon edhe Shqipërinë

Në hakmarrjen e premtuar të Iranit, ekzistojnë shqetësime për akte terroriste në vendet e NATO-s, për të rikuperuar reputacionin e dërrmuar natën e mbrëmshme, ku ju vra në shtëpi, një nga miqtë më të afërt…

Vrasja e liderit të krahut politik të Hamas, Ismail Haniyeh në krevatin e tij, në një godinë super të ruajtur në Teheran, siç është ajo e Gardës Revolucionare të Iranit, ka shkaktuar një kaos të madh në arenën globale.

Sipas të përditshmes ’New York Times’, vrasja e liderit të Hamasit, ka qenë superkirurgjikale. E për ta ilustruar këtë tregon se Haniyeh u vra ndërsa flinte në një dhomë në katin e dytë të ndërtesës, ndërkohë që kreu i organizatës tjetër palestineze ekstremiste, Jihadi Islamik, Ziad Nakhaleh, që po flinte në katin e tretë është gjallë dhe nuk ka qenë objektiv i sulmit.

E gjitha kjo, sipas të përditshmes amerikane ka sjellë një kaos në Teheran, dhe lideri suprem Ajatollah Khamenei ka mbledhur krerët e institucioneve të Sigurisë, ndër ta edhe komandantin e Brigadave ’Jeruzalemi’ të Gardës Revolucionare. Që veprojnë jashtë vendit, e kanë nën përgjegjësi Huthit, Hezbullahun, Hamasin, Xhihadin palestinez dhe brigadat shiite irakene.

Pse vrasja e liderit të Hamasit, rrezikon edhe Shqipërinë

Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ministrat e tij që të mos bëjnë asnjë deklaratë publike për vrasjen e kreut të krahut politik të Hamas. Izraeli deri tani nuk ka rivendikuar vrasjen, dhe ende ka mjaft paqartësi me vendin dhe mënyrën se ku është shkrepur mekanizmi që çoi raketën në dhomën ku flinte Haniyeh.

Sipas New York Times, nuk dihet nëse ishte një raketë e nisur prej një vendi afër me Iranin, apo një bombë me preçizion të lartë, e hedhur nga një avion që fluturonte shumë lart. E kjo tregon se nuk kemi të bëjmë thjesht me një akt të Izraelit, por edhe aleatëve të tij, siç ishte sulmi i parë i ndodhur në Iran me dronë dhe raketa. I cili pati një koordinim të qartë jo vetëm me SHBA dhe Britaninë e Madhe, por edhe me aktorë të rëndësishëm të Gjirit Persik, si Arabia Saudite.

E pikërisht ky koordinim, tregon mësëmiri se kemi të bëjmë me një luftë aspak rajonale, ku në radhë të parë janë përfshirë aktorë globalë si Kina e Rusia.

Pikërisht për këtë, mediat izraelite dhe ato ndërkombëtare flasin për një mesazh direkt drejtuar Moskës, për të treguar aftësitë e larta ushtarake të Perëndimit, që ka aftësinë të kryejë sulme kirurgjike si ky ndaj Haniyeh, apo edhe shkatërrime totale siç ka ndodhur me Gaza-n.

Me një fjalë, bota rrezikon një luftë të shkallës së gjerë që mund të përfshijë jo vetëm Lindjen e Mesme. Dhe menjëherë shqetësimi vjen në Tiranë, përkatësisht në Manëz, afër Gjirit të Lalzit, ku ndodhen muxhahidinët iranianë. Të cilët janë opozitarët më të ashpër të regjimit atje, e që nga Teherani ata akuzohen si spiunë të Izralit në vendin e madh të ajatollahëve.

Në hakmarrjen e premtuar të Iranit, ekzistojnë shqetësime për akte terroriste në vendet e NATO-s, për të rikuperuar reputacionin e dërrmuar natën e mbrëmshme, ku ju vra në shtëpi, një nga miqtë më të afërt.

E shërbimet izraelite bëjnë të ditur se sulme të tilla nga shërbimet sekrete mund të ndodhin në mjaft vende që janë aleate të Izraelit, e sidomos ata që strehojnë spiunët.

Prej disa ditësh qendra e Manzës është nën masa të rrepta sigurie, dhe zona e Gjirit të Lalzit patrullohet nga forca speciale, me frikën e një atentati, në një zonë super të populluar nga turistët vendas dhe të huaj.

Presidenti i Republikës ka zhvilluar këto ditë takime me krerët e institucioneve të sigurisë, pas raporteve nga shërbimet izraelite dhe ato partnere për rrezikun e akteve terroriste./Pamfleti

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne