Punimet në kantierin e portit të ri turistik në Durrës, Edi Rama: Do të shërohet një gangrenë e rëndë mjedisore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në video në Facebook ku shfaqen pamjet nga kantieri i ri turistik në Durrës.

Bashkangjitur videos së publikuar, kryeministri shprehet se tashmë po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë si vendpushim cilësor, por gjithashtu do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e ndotur.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne