Punonjësit e Gardës “gardh” para foltores, deputetët e opozitës mbledhin karriget në mes të sallës, Vullnet Sina: More qelbësira

Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës janë futur në sallën e Kuvendit pas një kontrolli të rreptë dhe kanë nisur grumbullimin e karrigeve në mes të sallës.

Pas futjes në Kuvend, deputetët e opozitës kanë nisur grumbullimin e karrigeve në qendër të sallës, por kanë hasur herë pas here rezistencën e punonjësve të Gardës që janë të shumtë në numër.

Në një moment ka pasur edhe përplasje mes deputetëve dhe punonjësve të gardës, teksa i kanë hedhur karriget njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar ofendimet.

“Morë qelbësira”, dëgjohet t’u drejtohet deputeti i PD, Vullnet Sina./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne