Qëlloi me armë gjatë dhunës në Hamallaj, arrestohet shoferi i Lindita Nikollës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Durrës-Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor Martin Nikolli, pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.

Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit Martin Nikolli 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar aktin e rëndë të gardistit që qëlloi me armë drejt fqinjëve të tij me të cilët ishte përleshur më herët për një konflikt për pronën. Nikolla kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant. Në mesazhin që ka shpërndarë në rrjetet sociale, Nikolla përmendi faktin se shoferi i saj kishte që nga viti 2006 që ishte pjesë e Gardës së Republikës./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne