Qeveria e Republikës Islamike të Iranit pas agresionit dhe krimit të fundit të regjimit sionist dhe martirizimit të disa qytetarëve të pafajshëm të Iranit, disa çaste më parë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se që nga ky çast ka filluar veprimet mbrojtëse, politike dhe juridike të nevojshme me të cilat do t’i bëjë sionistët të pendohen.
Në këtë deklaratë të Qeverisë së Iranit thuhet:
“Agresioni i regjimit sionist ndaj vendit tonë, Iranit i cili rezultoi në vrasjen e martirizimin e qytetarëve, gjeneralëve dhe shkencëtarëve tanë, ka vërtetuar se ky regjim i paligjshëm nuk respekton kurrfarë parimi dhe kurrfarë ligji ndërkombëtar dhe si një i çmendur para syve të të gjithë botës, sidomos para perëndimorëve të cilët pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat ndërkombëtare, zyrtarisht kryen veprime terroriste dhe ndez zjarrin e luftës.
Fillimi i luftës me Iranin është lojë me bishtin e luanit. Sulmet frikacake gjatë procesit diplomatik në çështjen e programit atomik të Iranit, tregon frikën e këtij regjimi kriminel nga fuqia bindëse dhe mbrojtëse e Iranit para botës që ne, iranianët edhe pse në 200 vitet e kaluara kurrë nuk kemi qenë fillues të asnjë lufte, mirëpo në mbrojtjen e vendit tonë gjithnjë jemi treguar të vendosur dhe do të tregohemi të vendosur.
Agresioni i regjimit sionist ndaj integritetit dhe sovranitetit të Iranit dhe vrasja e ushtarakëve iranianë me sulme terroriste, ka vërtetuar se ky regjim qenësisht është terrorist.
Tani, të gjithë ne në Iran, duke filluar nga qeveria, populli dhe të gjitha institucionet e tjera me zë më të lartë mund të dënojmë terrorizmin e sionistëve dhe hakmarrjen dhe mbrojtjen e konsiderojmë të drejtën tonë legjitime dhe në mënyrë të unifikuar dhe të bashkuara më shumë se kurrë, do t’i japim kundërpërgjigje të prerë dhe të ashpër këtij regjimi fëmijëvrasës dhe terrorist.
Mbrojtja e territorit dhe qytetarëve të Iranit është përgjegjësi e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit dhe e forcave të armatosura të saj, nga e cila nuk do të tërhiqemi aspak.
Me një regjim të tillë barbar dhe të egër nuk mund të flitet ndryshe, përveçse me gjuhën e forcës.
Tani bota mund ta kuptojë më mirë insistimin e Iranit për zhvillimin e programit të energjisë atomike dhe kapacitetin e tij raketor. Tani është vërtetuar e drejta jonë se kush është agresori dhe kush është ai që kërcënon sigurinë e rajonit.
Ne do të hakmerremi për gjakun e secilit dëshmor dhe agresionin ndaj sovranitetit kombëtar të Iranit do ta shndërrojmë në një mëkat të pafalshëm për pushtuesin izraelit. Kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-s që ta mbrojë dinjitetin dhe kredibilitetin e ekzistencës së vet përball shembjes së sistemit ndërkombëtar, mirëpo ne nuk do të presim veprimin e këtyre institucioneve dhe ashtu siç ka thënë lideri i Revolucionit Islamik, “Dora e fuqishme e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk do ta lë të lirë atë, me ndihmën e Zotit!”. Hakmarrja është afër, më afër se sa që mendojnë sionistët terroristë. Ky është zëri i popullit dhe i Qeverisë së Iranit që ne nuk ishim fillues të luftës, mirëpo fundi i kësaj ngjarje do të shkruhet nga Irani”./parstoday