Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit: Amerika si mbështetëse kryesore e regjimit sionist, është përgjegjëse

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Iranit, në një deklaratë, deklaroi se efektet dhe pasojat e rrezikshme dhe me shtrirje të gjerë që vijnë nga agresioni i regjimit sionist kundër Iranit do të jenë përgjegjësi e këtij regjimi dhe mbështetësve të tij, duke theksuar: “Amerika, si mbështetësja kryesore e regjimit sionist, është përgjegjëse”.

 

Sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë lidhur me agresionin ushtarak të regjimit sionist kundër Iranit, theksoi: “Efektet dhe pasojat e rrezikshme dhe me ndikim të gjerë që vijnë nga agresioni i regjimit sionist kundër atdheut tonë të dashur të Iranit do të jenë përgjegjësi e këtij regjimi dhe mbështetësve të tij”.

 

Në këtë deklaratë thuhet: “Vendi ynë, Irani me të padrejtë po përballet me agresionin e regjimit kriminel sionist. Regjimi pushtues sionist sot në orët e para të mëngjesit duke shkelur integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar të Iranit, ka sulmuar disa zona banimi në Teheran dhe në disa qytete të tjera të vendit tonë dhe ka vrarë dhe përgjakur disa nga shërbyesit më të çmuar në fushën e mbrojtjes dhe fuqisë së Iranit dhe veprimtarë të dalluar të shkencës dhe teknologjisë, si dhe disa qytetarë iranianë.

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit shpreh ngushëllime për martirizimin e personaliteteve të shquara të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit të cilët ranë dëshmorë gjatë këtij sulmi kriminel dhe barbar të regjimit sionist.

 

Sulmet e regjimit sionist ndaj Iranit janë shkelje të paragrafit 2 të nenit 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe konsiderohet agresion i hapur kundër Republikës Islamike të Iranit. Kundërpërgjigja ndaj këtij agresioni është e drejtë ligjore dhe e padiskutueshme e Iranit në bazë të nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk do të kursejnë asgjë në mbrojtjen e integritetin dhe sovranitetit të Iranit.

 

Republika Islamike e Iranit si një anëtare themeluese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara filozofia ekzistuese e të cilës është parandalimi i agresionit, shkeljes së paqes dhe kërcënimit të paqes, thekson detyrën e Këshillit të Sigurimit të OKB për të ndërmarrë veprime urgjente në përballje me shkeljen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare që po bëhet nëpërmjet agresionit të hapur të regjimit sionist ndaj Iranit, ndërkohë që kërkon nga kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit në mënyrë urgjente të ndërmarrin veprime në këtë drejtim”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne