Qeveria jep listë me ushqime për policët/ Bizhga firmos urdhrin, ja shuma që kalon në llogaritë personale

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur një urdhër për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët.

Urdhëri që mban datën 17 shtator dhe i është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë Drejtorisë së Policisë të cilët urdhërohen të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin dhjetor 2023, në llogarinë e pagesën së punonjësve të policisë.

Referuar dokumentit, urdhërohet kalimi i shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë).

Në urdhërin që mban firmën e Drejtorit Bizhga thuhet që për muajt në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne