Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë

Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”. Janë fjalët e zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Në një reportazh të shkurtër të këtij rrjeti flitet për propozimin e qeverisë austriake sipas së cilës zgjidhja për refugjatët që kanë vërshuar në Europë është ngritja e një kampi në një nga vendet jashtë BE. Një prej këtyre vendeve është konsideruar Shqipëria dhe sipas ZDF zyrtarët shqiptare nuk janë kundër kësaj ideje.

(Për VIDEO-n e reportazhit gjerman kliko KETU) 

Deri tani qeveria shqiptare thotë se nuk e ka marrë zyrtarisht një propozim të tillë, por Zv.ministri i Brendshëm Hodaj thotë se vendi ynë i ka kapacitetet për të përballuar një fluks të tillë. Është deklarata e parë e një zyrtari të lartë shqiptar që del në favor të hapjes së kampeve të refugjatëve nga lindja në vendin tonë.

Deklaratën e Hodajt e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit Rama është ofruar të pranojë 600 mijë refugjatë sirianë, ish-terroristë të ISIS në këmbim të hapjes së negociatave.

“Te dashur miq, Edi Rama me zëdhënësin e tij Hodaj, deklaron sipas rrjetit televiziv me te madh gjerman ZDF, se Shqipëria ka kapacitete te plota për një kamp prej 600 mije refugjatesh siriane ne Shqipëri. Rama përdor si argument pranimin nga Shqipëria te vëllezërve nga Kosova gjatë luftës për çlirimin e saj!” – thotë Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne