Kastriot Çipi
3 ditët e fundit, demokratët shqiptarë, me ose pa teserën e PD, të vetëdeklaruar trumpistë ose jo, po shohin ëndrra të lagura me arrestimin e Ramës (pse jo edhe rrëmbimit e tij përmes një operacioni blic të forcave speciale, që ulen me helikopter në oborrin e vilës së tij në Surrel).
Pikërisht në këto 3 ditë, Qeveria Trump ka marrë 3 vendime të jashtëzakonshme, me fuqi tektonike, nga ato që shkaktojnë vrasje presidentësh:
1. VAKSINAT: Askush nuk detyrohet të vaksinohet për asnjë sëmundje! Qeveria e ka reduktuar listën e vaksinave të rekomanduara nga 72 në 11 injeksione! Mërkuri (zhiva) dhe alumini do të eliminohen nga çdo përmbajtje vaksine! Kompanive farmaceutike u është kërkuar rikthimi tek vaksinat monovalente (pra kundër një virusi të vetëm, jo 3 apo 4 viruseve bashkë) dhe të administruara në një dozë të vetme (jo në 3-4 doza, të shtrira në shumë vite).
2. PIRAMIDA E USHQIMIT: Proteinat dhe yndyrnat e prodhuara në mënyrë natyrore u vendosën në majë të piramidës, duke shpallur si rrezik për shëndetin publik sheqernat, ushqimet e përpunuara, konservantët, vajrat e hidrogjenizuar, ngjyruesit, etj.
3. STREHIMI: Do të kufizohet dhe reduktohet mundësia e korporatave të mëdha të blejnë banesa me qëllim për t’i dhënë me qira, sipas parimit komunist të Davosit “Ju nuk do të keni asnjë pronë dhe do të jeni të lumtur”. Kjo do të sjellë uljen e çmimit të blerjeve dhe qirave të banesave, për t’i bërë ato të përballueshme nga qytetarët amerikanë.
Asnjë koment, asnjë përshëndetje, asnjë zotim nga demokratët, për t’i zbatuar këto politika trumpiste, nëse vijnë në pushtet. Dyshoj se shumica as që e ka idenë se këto vendime janë marrë e aq më pak, se sa armiq të fuqishëm kanë bërë Trump dhe Bob Kennedy Jr. me këto vendime. Duke filluar me Black Rock…
Vëllezër demokratë, kur do të zgjoheni nga letargjia, që vazhdoni ta mbani në fuqi, me vetëmashtrim?
Maduro ishte problem për SHBA. Jo pse ishte diktator, jo pse ishte trafikant droge, jo pse kishte manipuluar zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2020-n, jo pse ishte i lidhur me Hezbollahun. Të gjitha këto janë karrema për peshqit me dy këmbë.
Maduro ishte problem sepse bënte tregti nafte me Kinën. Ishte problem sepse pranonte të shiste naftë me monedha të tjera, përveç dollarit. Kaq! Kjo ia hëngri kokën.
Pyeteni veten: çfarë problemi i ka shkaktuar Rama SHBA-së? Po bën gjë tregti me juan e me rubla? Po del gjë kundër gjenocidit sionist në Palestinë? Po refuzon gjë bazat amerikane në territorin e Republikës së Shqipërisë? Po refuzon gjë kampet e refugjatëve për llogari të vendeve të huaja? Po pengon gjë investimet amerikane në Shqipëri?
Pastaj pyeteni veten: pse duhet të zëvendësojë Trump Ramën me Berishën? Cilin prej 3 vendimeve të fundit të Qeverisë Trump mbështet Berisha? Cilin prej vendimeve ekzekutive të Trump kundër axhendës gjinore ka mbështetur Berisha? Kur ka kërkuar Berisha fundin e luftës në Ukrainë? Shkurt, çfarë fiton Trump ose SHBA nga rotacioni Rama-Berisha në Shqipëri?
Lufta III Botërore ka filluar. Kujtohuni se sot pranohet se Lufta II nisi me pushtimin e Mançurisë nga Japonia në vitin 1937, por atëherë termi “Luftë Botërore” nisi të përdoret 4 vjet më vonë, në vitin 1941, kur Japonia sulmoi SHBA në Përl Harbor.
Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2022. Kjo luftë vazhdon ende dhe nuk dihet kur do të përfundojë. E gjithë Lindja e Mesme është në luftë. Disa vende afrikane po ashtu.
SHBA ka shpallur rikthimin tek Doktrina Monro, dmth dominimi i plotë, ushtarak dhe ekonomik i Amerikave (të Veriut dhe të Jugut, ose Latine) nga SHBA. Trump nuk përjashton ndërhyrjet ushtarake në Groenlandë, Kolumbi, Kubë, Meksikë…
Izraeli po bëhet gati të sulmojë Iranin.
Nëse Kina sulmon Tajvanin, nëse Izraeli, Greqia dhe kurdët në secilin shtet ku banojnë i shpallin luftë Turqisë, mediat do të fillojnë të flasin për luftë botërore, sepse atëherë çdo kontinent do të ketë të paktën një luftë të madhe.
Ndoshta Lufta III Botërore do të quhet Lufta e Kontinenteve, sepse secila superfuqi (SHBA, Rusia dhe Kina) do të luftojë në kontinentin e vet, për të siguruar hapësirën jetike dhe burimet strategjike (nafta, gazi, uraniumi, litiumi, kobalti dhe minerale të tjera të rralla).
Lajmi i vetëm i mirë: Lufta nuk do të jetë bërthamore dhe asnjë nga tre superfuqitë nuk do të luftojë drejtpërdrejt tjetrën.
Por kur ndeshen elefantët, e pëson bari. Ku jemi ne, shqiptarët, fija e barit nën këmbët e superfuqive? Lajmi i mirë dhe i keq, njëkohësisht, është se nëntoka jonë nuk ofron asgjë nga ato që duan superfuqitë. Asnjë superfuqi nuk ka ndërmend të na pushtojë, por as të na mbrojë… nga fqinjët.
NATO po shkon drejt shpërbërjes zyrtare. Groenlanda mund të jetë guri i fundit në këtë domino.
Çfarë do të bëjmë nëse Serbia sulmon Veriun e Kosovës? Çfarë do të bëjmë nëse Greqi ndërhyn për të mbrojtur “pakicat” në Jugun e Shqipërisë? Çfarë do të bëjmë nëse Baba Mondi shpall pavarësinë e Shtetit Bektashi dhe Izraeli e njeh këtë shet, siç njohur Somalilandin, pak ditë më parë? Çfarë do të bëjmë nëse Bullgaria ndërhyn në Maqedoninë e Veriut?
Kush do t’i ndalojë orekset nacionaliste të fqinjëve tanë? NATO? Me siguri jo. OKB? OKB rrezikon për vete shpërbërjen, që ka nisur me shpërfilljen e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve nga i ashtuquajtur “Perëndimi Kolektiv”. E meqë po flasim për OKB-në, dje Trump ka vendosur largimin e SHBA nga 36 organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe departamente të OKB. Po për këtë çfarë komenti ka “lideri historik dhe i përjetshëm” i PD?
BE? Hahahaha… BE do të bëjë nota të forta proteste, do të miratojë edhe paketa sanksionesh dhe të gjithë shkelësit e “së drejtës ndërkombëtare” (Çfarë shakaje e hidhur! Kur ka pasur ndonjëherë të drejtë ndërkombëtare?) do të gajasen së qeshuri me Belindat dhe Elisat e Brukselit!/fb

















