Rabini Joel Kaplan kërcënon shqiptarët/ RTSH i hap ekranin zëdhënësit të shtypjes

Televizioni publik shqiptar, RTSH, i ka hapur dyert dhe ekranet një figure që përfaqëson jo vetëm një shtet, por një regjim të akuzuar për krime lufte, okupim dhe shkelje sistematike të të drejtave të njeriut.

Rabini Joel Kaplan, përfaqësues i lartë i komunitetit hebre dhe zë i afërt me qarqet më të ashpra politike të Izraelit, ka përdorur një platformë publike në Shqipëri për të dhënë mesazhe kërcënuese, për të deformuar realitetin dhe për të justifikuar një fushatë shkatërruese ndaj popullsisë palestineze. Në vend që të ruajë pavarësinë dhe ndjeshmërinë publike, RTSH ka zgjedhur të bëhet amplifikues i një narrative që fyen ndërgjegjen qytetare dhe historinë e humanizmit shqiptar.

Ndërkohë që Gaza numëron fëmijët e saj nën rrënoja, ndërkohë që civilët palestinezë vazhdojnë të bien viktima të një fushate të pamëshirshme ushtarake, televizioni publik i shqiptarëve promovon një figurë që nuk sjell paqe, por propagandë.

Kjo nuk është diplomaci është bashkëfajësi.

Kjo nuk është neutralitet është dekadencë morale.

Të thuash se shqiptarët janë “shembull” për marrëdhënie me ata që masakrojnë civilë, nuk është vetëm një gënjeshtër është njollë mbi kujtesën e atyre shqiptarëve që dikur mbrojtën jetën dhe dinjitetin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në heshtje dhe me dinjitet.

Sot, ne duhet të jemi në anën e drejtë të historisë ashtu si dikur.

Ne jemi me humanizmin.

Ne refuzojmë normalizimin e shtypjes pavarësisht sa i lëmuar të jetë kostumi apo sa i butë të jetë toni.

RTSH nuk flet në emër të të gjithë shqiptarëve. Zëri i publikut nuk është ai i propagandës shtetërore është ai i ndërgjegjes njerëzore. Dhe kjo ndërgjegje refuzon të heshtë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne