“Rama bën ç’të dojë, mund të vendosë edhe fëmijët”, Shkullaku komenton kultin e njëshit në PS

Analisti Armand Shkullaku tregoi mënyrën se si funksionon PS dhe Rama. Shkullaku tha se në PS vendos vullneti i njëshit dhe Rama i vendos në listë në vendet e para, krijon grup me ta dhe krijon idenë që nuk është plakur në pushtet. Nëse do “mund të vendosë edhe fëmijët”, u shpreh analisti.

“Rama mbledh ca njerëz dhe u shpall vendimet që ka marrë. Ndonëjherë edhe emrat nuk i ka shumë të qarta, i nxjerr i biri fotografitë, si lojë, edhe ai i zgjedh… E them këtë sepse te PS, nuk ka më as vlerë meritokracia as investimi ndër vite, as personaliteti publik dhe politik.

Pra, ministrat e kabinetit shpesh, 7-8 vitet e fundit, nuk kanë patur lidhje organike me PS dhe as kanë qenë investim politik i kësaj partie. Është vullneti i njëshit, i vendos në listë në vendet e para, krijon grup me ta dhe krijon idenë që nuk është plakur në pushtet. Ai bën ç’të dojë, mund të vendosë edhe fëmijët, në dorë e ka.

Ka qenë fundi i 2018 kur Rama bëri ndryshime në qeveri, kur u përmend Braçe duartrokitën, sepse vetëm atë njihnin në PS. Edhe këtë herë Braçja mori më shumë vota. Investimi politik i një partie, një bie, qindra ngrihen.

Ti e quajte me fat PS-në, që fiton dhe thellon fitoret. Nuk është fat, por kanë punuar fort për këtë ditë. Në 12 vjet kanë bërë 6 kilometra tunel. Mos harro që në këto 12 vjet, çfarë kanë bërë? Kanë sofistikuar propagandën, lëndë të parë për SPAK, Beqja, Tahiri, Koka, Ahmetaj, etj. PS ka punuar shumë, liderin e opozitës e ke në arrest shtëpie. PD u mbajt zvarrë tre vjet nëpër gjykata. Ke investim të jashtëzakonshëm për të bërë diversion në opozitë.

Gjithë ky investim për të dobësuar një kundërshtar që thonë se është i dobët. Edhe kur guxon ndonjëri të fitojë ndonjë bashki, e fusin në burg. Tani thonë e kemi të dobët opozitën, por këtë thoshin edhe në 2021. Imagjinoni sikur t’i lënë njerëzit të votojnë pa Avdyljat, bandat, lekët e tërmetit, presionin e shtetit”, tha Shkullaku./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne