Teksa dënoi qëndrimin e deritanishëm të qeverisë së Kosovës sa i takon tensioneve në Veri, Rama tha se Kosova po dënohet ndërkombëtarisht për qëndrimet, ndërsa shtoi se Serbia po bën atë që ka bërë gjithmonë.
Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionin dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.
“Situata në Veri të Kosovës po merr për fat të keq përmasat e një tragjedie politike për republikën e Kosovës. Deklaratat e aleatëve tanë strategjikë lidhur me këtë situatë, janë gjithnjë e më alarmante. Është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoritetet e Kosovës për deeskalimin e një situate që dukshëm çdo ditë dhe çdo orë e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe po fajësohet botërisht nga të gjitha aleatët strategjik të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrim tone alternative dhe po rrezikon të marrë kohë më të gjatë, nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot.
Sipas tij, nëse forcat e huaja marrin nën kontroll Veriun, Kosova do të kthehet pas në bisedime.
“Realisht komplimente për të gjetur pyetje të tilla. Unë nuk kam marrë përsipër që të hyjë në mes të askujt, nuk është kjo detyra ime. Kam marrë përsipër që të kontribuojë në dialog përmes kumbarëve të dialogut. Ju takon Macron dhe Scholz që të bëjë këtë kontribut. Tani ishte gati për t’u bërë dhe kushtet për t’u bërë. Duke parë se në vend që të ulen në tryezë, njëri çon policinë në goduna boshë, tjetër çon ushtri në kufi me Kosovën. Të dy e dinë se as njëri apo tjetri nuk është aty për të zgjidhur problemin që është asosaconi, thelbi i kësaj marrëveshje. Ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe shumëçka që kanë hyrë në atë shtëpi. Nëse ndërkombëtarët i kthejnë shpinën asaj shtëpie, ajo futet në ditët e saj më të zeza. Nuk jam këtu për të bërë komente për Albin Kurtin. Ai është kryeministër i Kosovës, e kam mbështetur në procesin e dialogut. E kam mbështetur dhe kur disa qorra u ngritën që ta sulmonin si tradhtar me presidentin e Serbisë, pasi ajo është rruga. Për njohjen e ndërsjellët punojmë të gjithë. 5 vende në mes të Europës nuk e njohin akoma. Ajo që mund të ndodhë është shumë e rëndë. Nëse trupat e huaja do të marrë veriun e Kosovës, çështja do të kthehej në tryezë kushedi pas sa vitesh. Ky është ai moment në historinë politike ku minuta bën vitin, ora dekadën dhe dita shekullin.”, pohoi Rama.
(BalkanWeb)