Rama: Palestinezët janë pengje të Hamasit!

Situata kritike midis Izraelit dhe Palestinës vazhdon të ngjalli debat në të gjithë globin. Liderët botëror janë rreshtuar haptazi në krah të Izraelit dhe krimeve që po bën kundër popullit palestinez.

Islamofobi Edi Rama ka që i ftuar në emisionin “Opinion” ku është pyetur për këtë situatë dhe ku ishte i qartë qëndrimi i tij ndaj Izraelit, dhe sulmi ndaj Hamasit duke e quajtur organizatë terroriste, dhunuese…

Rama është shprehur duke thënë se me Hamasin nuk mund të ketë paqe pasi ai do zhdukjen e shtetit Izraelit.

Islamofobi Rama Izraelin e quan një popull të vuajtur dhe që i është mohuar e drejta e tokës, dhe marrë shkak nga kjo kryeministri sulmon mbështetësit e Hamasit duke thënë se janë krah të keqen, dhunës, vrasjeve dhe përdhunime të grave dhe fëmijëve.

Më pas Rama tha se të jesh me Hamasin është të jesh kundër Kuranit, Profetit Muhamed dhe të gjitha udhëzimeve që japin librat e shenjtë. Gjithashtu Rama u shpreh se është në mbrojtje të civilëve dhe pro hapjes së korridoreve humanitarë ku tha se nuk jemi palë as me Amerikën as me Mbretërinë e Bashkuar që votuan kundër./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne