Historiani dhe teologu Olsi Jazexhi thotë se Hamasi po etiketohet si organizatë terroriste nga Perëndimi, por në fakt është një grupim që po lufton për çlirimin e vendit të vet. Jazexhi bëri një historik të shkurtër të konfliktit, duke e vënë theksin te roli i Britanisë dhe më pas i SHBA-së. Jazexhi tha se civilë janë vrarë edhe në luftërat që kanë bërë SHBA-të.
Termi që amerikanët dhe izraelitët përdorin për Hamasin si organizatë terroriste është termi që është përdorur që nga Xhorxh Uashintoni, Nelson Madela e Jaser Arafati. Ata që janë sot në Izrael nuk janë çifutët biblikë. Britanikët me nacionalizmin çifut shpikën kombin e Izraelit. Personat që drejtojnë sot Izraelin janë çifutë sllavë. Këta çifutë që britanikët i sollën në Palestinë janë persona të konvertuar në judaizëm.
Në botën islamike, Izraeli konsiderohet terrorist. Hamasi ashtu si Fatah më herët, si UÇK janë organizata që luftojnë për çlirimin e vendit të tyre.
Qeveria amerikane dhe izraelite që prej rënies së BS kanë vrarë 4.5 milionë njerëz në botën arabe. Në Shqipëri ku ambasada amerikane dhe izraelite është ulur këmbëkryq dhe ka marrë pavarësinë kombëtare, njerëzit nuk gjykojnë mbi faktet.
Kur amerikanët vrasin fëmijë nga Libia në Irak janë diktatorë. Në Shqipëri kanë instaluar diktaturën e Edi Ramës. Amerikanët kanë vrarë fëmijë. Amerikanët kanë bërë holokaust kundër islamit.
Deri në 1948 nuk ka pasur Izrael. Britanikët sollën kolonë sllavë që erdhën nga Polonia, Ukaina, Rusia, Bjellorusia. Ata krijuan projektin e tyre.
Pse ka sot konflikt?
Në 1948, kur çifutët shpallën shtetin e tyre. Bandat cifute terroriste sipas qeverisë britanike të kohës masakruan dhe depërtuan arabët nga tokat e tyre, gjysma e tyre ikën drejt vendeve arabe.
Lufta e sotme
Izraeli për ata që nuk shohin CNN, por Al Jazeerën, është duke bërë masakër. Deri tani ka vrarë mbi 4 mijë palestinezë. Po vriten civilë, ndërkohë që ka protesta kudo. Vetëm te ju Edi Rama me policinë e antiterrorist ia ka bërë zap myslimanëve shqiptarë.
SHBA në konflikt
Çfarë po ndodh tani atje është një luftë që ka nisur në 1917, kur britanikët mundën gjyshërit tanë osmanë. Se kemi qenë osmanë ne. Guvernatori i fundit i Jeruzalemit ka qenë një shqiptar./mcn