Ramës i “pret timoni” shtrembër e i nxjerr makina “tym”, të ndërroj urgjent 2 “gomat e para” Ahmetaj-Xhafaj dhe “marmitën” Nikolla

Banda e “rilindjes” jep llogari para popullit me dyer të mbyllura, brenda shpellës ku janë mbledhur kryehajdutët dhe shkatërruesit e këtij vendi, që duhet të japin llogari para ligjit

Në fushatën elektorale të qershorit 2017, kur Edi Rama veshi brekushet dhe doli nëpër Shqipëri, duke kërkuar pushtetin i vetëm, me lutjen “na i jepni atë shejtan votë, që të mos kemi shejtanin në prehër”, deklaroi se e donte “timonin vetëm”, që gjatë mandatit 2017-2021, të mos ia ndryshonte njeri drejtimin punëve, duke lënë të nënkuptonte, të mos kishte në qeverisje krye-hajduten LSI.

Prej 1 viti, “rilindja” e ka “makinën” e pushtetit vetëm, Edi Rama e “ka timonin” vetë, por punët po i ecin drejt humnerës ekonomike, me popull që po ikën “fshatçe” e që përgjërohet për bukë, duke e kthyer Shqipërinë, në një xhungël me mungesë të plotë sigurie publike e sigurie kombëtare.

Aktualisht, nuk kemi qeveri, por bandë. Nuk kemi qeverisje por bastisje. Nuk kemi kyeministër, por kryebanditë. Nuk kemi ministra, por “minj”, që brejnë përditë ekonominë e financat kombëtare. Nuk kemi pushtet kushtetues, por pushtet krimi.

Banda e “rilindjes” është mbledhur në një hotel, ku do të paraqesin 5 raporte llogaridhënëse para popullit, por me dyer të mbyllura, brenda shpellës ku janë mbledhur vetëm kryehajdutët shkatërrues të këtij vendi, që duhet të japin llogari para ligjit.

Kjo mbledhje asambleje është falsiteti radhës, se gjoja “byroja është e shqetësuar për situatën e do të mpreh edhe njëherë shpatën”!

Po kush e krijoi krizën ekonomike, borxhet, vafërinë, pasigurinë, 700 mijë të papunët, 185 mijë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, 13 ministrat që vjedhin hapur, 200 milionë eutot që ikin jashtë shtetit çdo vit, 10 oligarkët që kanë zhvatur HEC-et, rrugët, shëndetësinë, turizmin, ilaçet, bankat?

Kryeministri e di mire cilët janë kryehajdutët, mbasi prej tyre merr 30%-in, ndaj dhe “timoni” po i ecën shtrembër.

Ai e lejon vetë këtë “devijim” timoni”, duke e çuar qeverisjen e punëve në greminë, tamam si ata shoferët e fatorinot, që pasi kanë plaçkitur makinën dhe pasagjerët e lëshojnë qëllimisht, në humnerë.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në financat kombëtare, prej ministrit mësues katundi e “Piton” korrupsioni, Arben Ahmetaj, që ka instaluar një sistem financiar, me bazë e kulm korrupsionin gjigand, duke zhvatur me shpejtësi fondet publike e zhytur vendin në borxhe “mal”, aq sa vetëm për vitin 2018, janë marrë 32 milionë euro borxhe të huaja, për ndihmën ekonomike e asitencën sociale, me afat vitin 2045.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në Policinë e Shtetit, duke e kthyer atë në turmë me 13 mijë policë “kukulla” para krimit, sepse ministri Fatmir Xhafaj është “manekin” i krimit, që i di bazat dhe krerët e bandave, por nuk mund t’i luftojë dot, mbasi i ka “kolegë e ortakë” të vëllait trafikant.

Me ata, Fatmir Xhafaj para e pasi është graduar ministër, ka bërë dhe orgji të shpeshta në Vlorë. Pogradec, Sarandë, Korçë, Elbasan, Shkodër, Fier me dhuratë një vilë në bregdetin e  Vlorës, 1 në Golem, 1 në Greqi e një në Pogradec, ku shjon me një super “JEP”, të falur prej tyre, madje edhe me “ftesa vëllazërore” në shtete, ku bandat kanë “selitë e tyre” të rrjetit ndërkombëtar.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shrembër në arsim, sektor që është gjetur “pluhur” në vitin 2013 e prej 5 vite nën drejtimin e hajdute-analfabetes Lindita Nikolla është bërë “blozë” korrupsioni, ç’organizimi e paaftësie.

Kryeministrit Rama, që të mos i marrë “timoni” shtrembër dhe të mos vazhdojë, t’i nxjerr “tym” makina e qeverisjes, fillimisht duhet të ndërroj urgjent, 2 “gomat e para”: Arben Ahmetaj e Fatmir Xhafaj dhe “marmitën” Lindita Nikolla…

Burimi: Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne