Ranë pre e mashtrimit nga Call Center-at e Shqipërisë, 40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO! Iu vodhën rreth 7 mln euro

Gjykata e Posaçme ka thirrur 40 shtetas gjermanë që të dëshmojnë pas denoncimeve që ata kanë bërë se kanë re pre e mashtrimeve përmes Call Center-ave. Ata janë thirrur që të dëshmojnë në seancën që do të mbahet në GJKKO më 6 korrik 2023

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka thirrur 40 shtetas gjermanë që të dëshmojnë pas denoncimeve që ata kanë bërë se kanë re pre e mashtrimeve përmes Call Center-ave. Ata janë thirrur që të dëshmojnë në seancën që do të mbahet në GJKKO më 6 korrik 2023.

Në seancë do të merret në shqyrtim kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur 13 personat e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup kriminal, të cilët ranë në pranga më 16 qershor 2023. Ata dyshohet se u kanë vjedhur shtetasve gjermanë rreth 7 milionë euro përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. SPAK ka dërguar për gjykim 13 të pandehur, konkretisht pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’, Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal, Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

SPAK sekuestroi disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Po kështu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Gjithashtu janë vënë ne sekuestro edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Po ashtu të arrestuar janë edhe Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Emrat/ Gjermanët e thirrur nga GJKKO

HERBERT ABERLE
BÖTTCHER STEFAN
CARLNA CHRISTINE BREUNIG
MARCO BROGNO
FRITZ, GEB. KAIHAMMER, ELISABETH
GREINER PETER FRANZ KARL
WOLFGANG ALEXANDER JOSEF HANUSCHICK
GÜNTER HELD
KLAUS KARL HORNER
KRIEG, GEORG LORENZ
MARKKU JUHANI LEPPANEN
LEHMANN, LOTHAR,KARL,HERMANN
MALINOWSKI FRANK
PATRICK MILLER
NEUKAM JOHANN, GEORG,
FENDT, PETER
PISCHL, GERHARD
RUDOLF PROPRENTNER
STEPHANIE, ULRIKE REIBOLD,
JOACHIM HANS RINGEL
HEINRICH, KARL SCHUSTER
ROLAND, KLAUS SIHORSCH
HANS STEER
STEHLE-BABO, ROSEMARIE
VAN DER MEER JENDRIK
ULRIKE WEICHELT
CLAUS BARIE
JOACHIM BAUMANN
TOBIAS FREYER,
FREIDHELM JAHN, GUNTHER
KLAUS FRIEDRICH
MIRANDA OBEN
WOLFANG SACHSE
MAURIZIO SARTORI
WALTER SCHEUERPFLUG
GUENTER SCHULZ
LUDWIG SONNTAG
CLAUDIA STACH
HILDE ÜBELHÖR
PETER WEBER

Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Poscaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘Milton Group’ dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.

Josifi nuk ishte mes të arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle. Ai nuk ishte i arritshëm për koment. Znj. Xhaçka ia referoi pyetjet për rekrutimin e tij Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që Olsi Rama nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se Josifi kishte shërbyer si këshilltar nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020.
Sipas profilit të botuar në një faqe personale interneti, Josifi ka shërbyer deri në vitin 2020 si këshilltar për NATO-n i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila mban tani funksionin e Ministres për Punët e Jashtme dhe Evropën. Edhe në faqen e tij në rrjetin social ‘LinkedIn’, Josifi prezantohet si këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.

Në vitin 2014, Josifi ka themeluar së bashku me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama dhe biznesmenin Endri Meksi, kompaninë Pegasus Communcations Shpk. Ai i ka shitur aksionet e tij në këtë kompani në vitin 2018.

Skemat e mashtrimit financiar nëpërmjet ‘call center’-ave u shfaqën fillimisht në Izrael i cili eshte nje nder top shtetet ku shume qendra te tilla mashtrimi funksionojne në formën e investimeve në Forex nëpërmjet të ashtuquajturave ‘opsione binare’ dhe u shpërngulën në Evropë pasi u shpallën ta paligjshme në vitin 2017 nga Tel Avivi, duke marrë forma të ndryshme, si investime në bursë dhe kriptovaluta.

‘Milton Group’ është një organizatë kriminale transnacionale e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016.

Nëpërmjet qendrave të thirrjeve telefonike të shtrira në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, pjestarët e këtij grupi kriminal u prezantohen viktimave potenciale si operatorë burse dhe ofrohen t’i ndihmojnë që të fitojnë shuma të mëdha parash në një kohë të shkurtër, nëpërmjet investimeve të vogla. Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinierisë sociale./Shqiptarja/Balkanweb

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne